Nga qershori, Hungaria merr presidencën e BE! Hasani viziton nesër Budapestin për nënshkrimin e 2 marrëveshje në arsim dhe diplomaci

Nga qershori, Hungaria merr presidencën e BE! Hasani viziton nesër Budapestin për nënshkrimin e 2 marrëveshje në arsim dhe diplomaci

Ministri për Evropën dhe punët e Jashtme, Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nis të martën (12 mars) vizitën e tij zyrtare në Hungari, vend i cili merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.

Hasani do të takohet me homologun hungarez Péter Szijjártó, me të cilin do të diskutohet për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira midis Shqipërisë dhe Hungarisë, ku spikasin lidhjet historike midis dy popujve, që në periudhën e prijësve Skënderbeu dhe János Hunyadi.

Në vijim të ftesës së Ministrit Szijjártó për vizitë zyrtare në Budapest, kjo vizitë pritet t’i japë shtysë të mëtejshme dialogut politik dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Hungarisë.

Gjithashtu, dy ministrat do të nënshkruajnë dy marrëveshje në fushën e arsimit të lartë dhe në fushën e diplomacisë.

Gjatë qëndrimit në Budapest, Ministri Hasani do të marrë pjesë edhe në Forumin e Budapestit për Ballkanin, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Hungarisë, mbi këndvështrimin e Shqipërisë për të ardhmen e afërt të Ballkanit Perëndimor.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë