Kim në Report Tv: Ka zyrtarë që s’po i zë gjumi nga frika se do të shpallen ‘Non Grata’ ose do shkojnë në burg! Drejtësia po jep rezultate

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ështe shprehur e bindur se Reforma në Drejtësi po jep rezultate. E për të përforcuar këtë bindje të saj, në një intervistë në ‘Real Story’ në Report Tv, Kim tha se ka zyrtarë që nuk po i zë gjumi pasi kanë frikë se do të jenë të radhës që do të shpallen ‘Non Grata’ ose do të shkojnë në burg. Për këtë, u ka bërë thirrje prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve të bëjnë punën e tyre pa asnjë hezitim.

"Tregojnë historinë e zyrtarëve të lartë të shqetësuar. Kam dëgjuar plot histori për njerëz që nuk i zë gjumi, duke vrarë mendjen nëse e kanë radhën ata për shpalljen tjetër non-grata apo për ndjekje penale. Dhe nëse je i shqetësuar, me shumë gjasë ke arsye të forta për t’u shqetësuar. Dhe do t’iu thoja përsëri të gjithë prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve, bëni punën tuaj”, tha Kim. 

Për ambsadoren, investimi më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është reforma në drejtësi. Duke përmendur arrestimet e zyrtarëve të lartë në të shkuarën, Kim paralajmëron të tjera goditje.

 “Po shohim ish-ministra, njerëz të fuqishëm, anëtarë të parlamentit, oficerë policie, politikanë, drejtues të krimit të organizuar, disa njerëz të biznesit, të dalin në gjyq dhe të shkojnë në burg. Disa prej tyre janë injoruar ndër vite dhe duhet kohë për të rindërutar çështjet, për të grumbulluar faktet”, shtoi Kim.

Nisur nga qëndrimi se SHBA nuk merret më me individët pasi i shpall ata “Non Grata” Kim në Report Tv nuk flet në emër për ish- kryeministrin Sali Berisha. Mirëpo, ka një mesazh kur thotë se PD nuk duhet të zvarritet pas së shkurës, por të kthehet në një forcë që shqiptarët t’i besojnë qeverisjen në të ardhmen. 

 ‘Shpresa jonë është që Partia Demokratike do të përfaqësojë përsëri të ardhmen, do të jetë përsëri forca që do të jetë e aftë ta tërheqë Shqipërinë përpara, ta drejtojë përpara, jo pas”, shtoi diplomatja amerikane.

Duke u ndalur në marrëdhëniet politike, Kim thotë se ajo që e bashkon me qeverinë Rama janë vetëm raportet zyrtare, e jo personale.

 “Marrëdhënia midis dy qeverive është shumë e fortë dhe pjesë e asaj marrëdhënieje është një marrëdhënie midis kreut të qeverisë dhe ambasadores amerikane. Dhe, përsëris, dua t’iu kërkoj njerëzve t’i largohen të vështruartit të këtyre marrëdhënieve si personale. Nuk janë marrëdhënie personale. Janë marrëdhënie zyrtare. Dhe ajo që mund t’ju them është se kur kryeministri dhe unë diskutojmë një çështje që është me rëndësi për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, i realizojmë gjërat”, tha diplomatja.

Në fund, në një klimë biznesi gjithnjë e më të besueshme, ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim tha se investimet amerikane në vendin tonë janë rritur me dyfish në pak vite. Kjo për Kim është një tregues se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur dhe se kjo është një nga arsyet se SHBA mund të shohë mundësinë e heqjes së vizave për Shqipërinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:48
Kim: Shpresoj që PD të përfaqësojë sërish të ardhmen, ta tërheq Shqipërinë para dhe jo pas

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka komentuar opozitës dhe situatën brenda Partisë Demokratike. Kësaj force politike, Kim i kërkoi të shohë nga e ardhmja për të qenë një forcë qeverisëse, dhe jo të shkojë pas. 

“Ky është një vendim që partia dhe mbështetësit e saj, dhe në fund votuesit shqiptarë, duhet të marrin. Nuk mund t’i marrim ne vendimet për ta. Ne e kemi bërë shpalljen (non-grata) në përputhje me interesin tonë kombëtar. Populli shqiptar, udhëheqësit shqiptarë duhet të marrin vendimin e tyre bazuar në atë që është në interesin kombëtar të Shqipërisë. Kemi opinionin tonë dhe e kemi ofruar atë, i cili është që duhet të ecni përpara. Një nga gjërat për të cilat mendoj se të gjithë biem në një mendje është që në një demokraci, roli i opozitës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Duhet të keni opozitë të vërtetë që jo vetëm ka ide dhe udhëheqësi, por që në fakt është e aftë të fitojë zgjedhje. Kështu që, anëtarët e Partisë Demokratike duhet të mendojnë për këtë pyetje dhe do duhet të marrin vendimin e tyre.

(…) … dhe që iu thoshte njerëzve të vototnin për Partinë Demokratike sepse ata përfaqësojnë të ardhmen. Shpresa jonë është që Partia Demokratike do të përfaqësojë përsëri të ardhmen, do të jetë përsëri forca që do të jetë e aftë ta tërheqë Shqipërinë përpara, ta drejtojë përpara, jo pas", tha Kim. 

Ora 21:42
Yuri Kim: S’kam mënyrë për ta parashikuar kur do largohem

Yuri Kim ka zbuluar në një intervistë në Report Tv se nuk e di se ku do të lërë Shqipërinë. 

“Do doja ta dija. Shiko, normalisht nëse sheh mandatin e ambasadorëve të ndryshëm amerikanë që kanë qenë këtu, zakonisht jemi këtu për rreth tri vjet.  Por në fund varet nga vendimi i Presidentit sepse një ambasador është përfaqësues personal i Presidentit Amerikan. Dhe, varet edhe nga Senati ynë që duhet të konfirmojë atë që emërohet. Kështu që s’kam mënyrë për ta parashikuar. Gjithçka mund të them është se jam këtu për të bërë një detyrë në emër të vendit tim dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit. Dhe nuk e di se kur është ajo ditë e fundit”, tha Kim.

Ora 21:39
Kim në Report Tv: Marrëdhënia ime me Ramën, institucionale dhe jo personale

 

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim tha në Report Tv se marrëdhënia e saj me kryeministrin Edi Rama është vetëm institucinale, dhe jo personale, siç edhe mund të jetë artikuluar nga opozita, mes tyre edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Marrëdhënia midis dy qeverive është shumë e fortë dhe pjesë e asaj marrëdhënieje është një marrëdhënie midis kreut të qeverisë dhe ambasadores amerikane. Dhe, përsëris, dua t’iu kërkoj njerëzve t’i largohen të vështruartit të këtyre marrëdhënieve si personale. Nuk janë marrëdhënie personale. Janë marrëdhënie zyrtare. Dhe ajo që mund t’ju them është se kur kryeministri dhe unë diskutojmë një çështje që është me rëndësi për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, i realizojmë gjërat.

Nuk mund të kërkonim partner më të mirë, qoftë në Këshillin e Sigurimit, në NATO, për çështje kritike. Për shembull, vendimi i Shqipërisë për të qenë vendi i parë që doli vullnetar për të marrë afganët që po iu iknin talibanëve, për t’iu dhënë një strehë të sigurt për pak muaj rrugës për në Shtetet e Bashkuara për një jetë të re. Është diçka shumë e respektueshme që bëri ky vend”, tha Kim.

Ora 21:36
Altin Dumani në krye të SPAK, Kim në Report Tv: U përfol se SHBA kishte një kandidat të preferuar! E pavërtetë! Jemi për zbatim të ligjit

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është ndalur të flaës edhe për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Ajo ka sqaruar se nuk ka pasur një “përplasje” mes palëve për një kandidat të favorizuar nga SHBA apo palë të tjera. Ajo tha se prezenca e saj ka qenë një tregues e SHBA-ja mbështet Reformën në Drejtësi.

“E shpjegova ditën kur shkova aty, sepse e di që njerëzit po tirrnin lloj-lloj teorish dhe kishte shumë keqkuptime. Përsëris, pati një përpjekje për ta paraqitur këtë si një person që ishte kundër një tjetri. Është thjesht çmenduri. Arsyeja pse ishim atje ishte arsyeja pse kemi qenë në takime të tjera si ky dhe aktivitete të tjera të ngjashme. Për të përforcuar dhe demonstruar mbështetjen e fortë të SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi. Për t’u siguruar që secili e kupton që ne presim nga lojtarët, aktorët këtu që të ndjekin shtetin ligjor, që kur marrin vendime, duhet të marrin vendime të bazuara në ligj dhe rregulla dhe kritere, jo bazuar në frikë apo favore. Është shumë e rëndësishme që kushdo që të zgjidhej kreu i SPAK ose kushdo që zgjidhet gjyqtar apo inspektor, të gjithë këta individë në sistemin e drejtësisë, është e rëndësishme të kuptojnë, të besojnë dhe, në fakt, të vendosen në ato poste bazuar në kualifikimet e tyre, jo si rezultat i kërcënimeve a favoreve.

Këtë duam të ulim. E di që ka shumë teori sikur Shtetet e Bashkuara favorizojnë një kandidat të caktuar apo kundër këtij apo atij personi. Të gjitha janë të rreme. Janë vërtet lajme të rreme. Synimi ynë i vetëm në çdo gjë që kemi bërë për sa i përket reformës në drejtësi është të sigurojmë zbatimin e saj në përputhje me ligjin dhe për të përforcuar kurajon e atyre që janë në pozita me përgjegjësi për të bërë punën e tyre”, tha Kim në Report Tv.

Ora 21:24
Kim në Report Tv: Ka zyrtarë që s’po i zë gjumi se kanë frikë se do të shpallen ‘Non Grata’ apo se do shkojnë në burg! Drejtësia të bëjë punën

Një deklaratë të fortë ka bërë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, ku tha se SPAK po jep rezultate dhe për këtë solli në vëmendje disa raste ku tha se ka ish ministra apo njerëz të fuqishëm që frikësohen se do të shkojnë në burg.

“Mendoj se ka rëndësi që të mbajmë në mend dhe të jemi realistë dhe të kuptojmë që diçka kaq radikale sa reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur. Është si të thuash që një vrapues duhet ta nisë nga maratona. Nuk fillohet aty. Po e bëre, do dështosh. Duhet të ndërtosh forcën. Dhe ajo që shohim në statistika, në rezultatet reale që shihni nga SPAK dhe vende të tjera, është se ata që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar, ata që vjedhin nga qeveria, nga populli, nga Shtetet e Bashkuara, po fillojnë të përballen me drejtësinë. Po shohim ish-ministra, njerëz të fuqishëm, anëtarë të parlamentit, oficerë policie, politikanë, drejtues të krimit të organizuar, disa njerëz të biznesit, të dalin në gjyq dhe të shkojnë në burg. Dhe kur thua se asgjë s’ka ndodhur…”.

(…) Puna dhe detyra jonë është të themi se duhet të ketë sundim të ligjit në këtë vend; që është koha që pandëshkueshmëria të marrë fund. Dhe besojmë se reforma në drejtësi po fillon të japë rezultate. Edhe një herë, shikoni faktet. Mos u shpërqendroni nga propaganda nga të gjitha anët. Ka disa njerëz që duan që ju të beson ise reforma në drejtësi nuk ka për të ndodhur. Ndaj injorojnë faktet dhe thonë se asgjë s’ka ndodhur kështu që është okay të thuash se s’do ndodhë gjë.

(…)Por faktet tregojnë një histori tjetër. Tregojnë historinë se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Tregojnë historinë e zyrtarëve të lartë të shqetësuar. Kam dëgjuar plot histori për njerëz që nuk i zë gjumi, duke vrarë mendjen nëse e kanë radhën ata për shpalljen tjetër non-grata apo për ndjekje penale. Dhe nëse je i shqetësuar, me shumë gjasë ke arsye të forta për t’u shqetësuar. Dhe do t’iu thoja përsëri të gjithë prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve, bëni punën tuaj”, tha Kim.

Ora 21:17
Reforma në Drejtësi, Kim përdor shprehjen e urtë popullore: Gur-Gur bëhet mur! Po jep rezultate

Reforma në drejtësi ka qenë kyçe për SHBA dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është shprehur se ajo po jep rezultate. Në ‘Real Story’ në Report Tv, Kim përdori një shprehje popullore, duke thënë se “gur gur bëhet kalaja”.

Ambasadorja Yuri Kim: Dakord. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur, por patjetër po shohim rezultate dhe po ndërtohet, mendoj ka një shprehje shqiptare – gur gur…

Sokol Balla: …bëhet mur…

Ambasadorja Yuri Kim: Por po ndodh, dakord? Po ndodh. Po lëvizim përpara. Reforma në drejtësi ka mbështetjen e fortë, absolute të Shteteve të Bashkuara, si dhe të BE-së. Dhe më shumë se kaq, ka mbështetjen e popullit shqiptar.

Ora 21:15
Kim: Investimet direkte nga SHBA, 2 fish më shumë se në 2019

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar raportet ekonomike Shqipëri-Shba janë përmirësuar dhe për këtë sjell disa raste. Ajo ka deklaruar se investimet direkte nga SHBA janë 2-fishuar krahasuar me 2019.

“Deri në shtator 2022, investimet e huaja direkte nga SHBA janë 213 milionë dollarë – thuajse dy herë më shumë se sa ishte në 2019-ën, pikërisht para pandemisë. Investimet e SHBA në shëndetësi, shërbime financiare, energji dhe teknologji të informacionit e turizëm po rriten; kemi kompani si kurrë më parë këtu, sidomos në sektorin TI dhe po marrin gjithnjë e më shumë njerëz në punë e po trajnojnë gjithnjë e më shumë.

Kemi edhe një njëbrirësh këtu – IntelyCare. Tregtia u dyfishua, dyfish midis 2019 nga 139 milionë në 235 milionë dollarë. Eksportet shqiptare për në SHBA thuajse u trefishuan nga viti 2019, nga 53 milionë në 137 milionë. Ka erëza, bimë mjekësore, në fakt mendoj se 70% e sherebelës që importohet në SHBA vjen nga Shqipëria. Por sot importojmë nga Shqipëria edhe produkte alumini, përfshi pjesë makinash. Dhe ky është lajm i madh.

Mendoj se Shqipëria, një nga gjërat që njerëzit e kanë të lehtë t’i besojnë janë lajmet e këqija, por shumë të vështirë të besojnë lajmet e mira. Ndaj, erdha e armatosur me disa fakte, për t’ju treguar që s’po i sajoj. Këto janë faktet. Ekonomia, tregtia e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, biznesi me Shtetet e Bashkuara, po arrin më lart se kurrë në majë”, tha Kim.

Ora 21:09
Kim në ‘Real Story’: Shqipëria është në rrugën e duhur që të udhëtojë në SHBA pa viza

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar se Shqipëria është në rrugën e duhur që të hyjë në SHBA pa viza. E ftuar në ‘Real Story’, ajo tha se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt.

"Varet nga çfarë ndodh në Shqipëri. Por mund të them këtë. Kur japim, kur vendosim të japim viza dhjetë-vjeçare, kuptimi është që jemi optimistë për dhjetë vitet e ardhshme. Nuk bëj dot parashikim se kur saktësisht do të mund të udhëtojmë pa viza fare, por mund të them se jemi në drejtimin e duhur. Një nga këta tregues është tregtia, biznesi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Kim.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 20/01/2023 06:50

    Vetem per non grata qe nuk e rruajne fare sepse nuk ka cfare ti duhet ShBA sepse ata ameriken e kane gjetur ne vendin e vet. Vetem ne albanistan ecet akoma me idene qe mjafton nje non grata apo pezullim nga puna qe te quhesh sikur po e more denimin ndersa burgu ngelet vetem per ata te mjeret qe nuk kane asnje lloj mbeshtetjet.

    Përgjigju
  • beni: 20/01/2023 00:54

    asnje politikan nuk ka hyre ne burg deri tani,,,ishallah te del fjala o zonja kim.....

    Përgjigju
  • Tela: 20/01/2023 00:17

    Zonja thote "ka zyrtare" pra qe nuk jane te larte. Thjesht zyrtare si kjo qe mbledh qindra mijra euro ke shpia per xhaxhane! Kane frike, thote, se do behen non grata!!! Cudi e mesme, keni pare sa shume eshte tremb Saliu??? Pa le Gjush Dako dhe Tome Doshi!!! U keputen me dreka e darka me Ramen, kuptohet nga "fryka"!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë