Rritja e pagesës së transportit, mbajtja në punë e mësuesve në kushtet e rënies së vazhdueshme të numrit të nxënësve, ngrohja në shkolla, mundësia e rritjes së vlerës së orëve suplementare, ishin disa nga kërkesat e ngritura gjatë takimit të Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Shqipëri me ministren e Arsimit, Evis Kushin.
Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar thotë se gjatë takimit me ministren e Arsimit MASR Evis Kushi, u morën përgjigje pozitive për plotësim e kërkesave të aleancës sindikale SPASH-FSASH.
Kërkesat e sindikatave ishin të fokusuar kryesisht tek pagesa e transportit të mësuesve, ku kërkohet të rritet me 50% dhe do të paguhet me Leke/km për largësinë deri ne 50 km nga qendra e banimit deri ne institucionin arsimor ku është i punësuar. Në VKM do të përfshihen edhe punonjësit psiko-socialë.
Po ashtu një tjetër kërkesë ishte angazhimi për të mbajtur në punë mësuesit, të cilët rrezikojnë që në kushtet e rënies së vazhdueshme të nr. të nxënësve të mbeten pa punë. Sipas sindikatës duhet të lehtësohet puna për arsye të moshës dhe të ulet norma mësimore tek arsimtarët që janë në 5 vitet e fundit të punës.
Një tjetër pikë e dakordësuar, është se MASR i qëndron premtimit të rritjes së pagës me 40% brenda mandatit qeverisës dhe i përgjigjet pozitivisht kërkesës se Sindikatës që rritja të jetë proporcionale për çdo vit.
Kërkesata e aleancës sindikale të dakordësuara me Ministrinë e Arsimit
Drejtuesit me te larte te SPASH dhe FSASH, ne takimin e sotem me Ministren a Arsimit Znj. Evis Kushi, pasi diskutuan rreth nje sere problemesh qe shqetesojnë mesuesët sindikalistë u dakordësuan per zgjidhjen e problemeve te mëposhteme:
1. Pagesa e transportit te mësuesve do te rritet me 50% dhe do te paguhet me Leke/km për largësinë deri ne 50 km nga qendra e banimit deri ne institucionin arsimor ku është i punësuar. Në VKM do të përfshihen edhe punonjësit psiko-socialë.
2.Per te mbajtur ne pune te gjithe mesuesit qe jane ne sistem, ne kushtet e renies se vazhdueshme te nr. te nxenesve dhe lehtesimin e punes per arsye te moshes, do te ulet norma mesimore e mesuesve qe jane ne 5 vitet e fundit te punes, sipas kerkesave te paraqitura me pare nga sindikata.
3. Do te zgjidhet problemi i transportit te mësuesve per javet e para dhe te fundit te vitit mesimor.
4.Do te reduktohen burokracite shkresore dhe do te shihet mundesia e kthimit te rregjistrit me nota. Rregjistrat do te jene ne shkolle ne fillim te vitit shkollor.
5. Do te merren masa per ngrohje normale ne shkolla dhe do te diskutohet me bashkite e rajoneve te ftohta zgjatja e kohes se ngrohjes ne shkolla pertej 15 marsit. (Korça, Dibra, Kukesi etj.)
6. Do te shihet mundesia e rritjes se vleres se oreve suplementare sipas kerkesave te sindikatave ne 700-800 leke/ore.
7. Do te likujdohen te gjitha pagesat e vonuara te oreve suplementare dhe provimeve te lirimit.
8. MASR do te kerkoje qe ZVA te rritin bashkepnimin me partneret sociale per zbatimin e kontrates kolektive te punes dhe urdherave e udhezimeve te Ministrise. Do te shihet mundesia e perfshirjes ne testimet per kualifikim edhe e pjeseve nga Kodi i Punes dhe Kontrata Kolektive e Punes.
9. Do te diskutohet ne qeveri mundesia e rritjes deri ne 30 vite e 2%, ose 1% ne vit deri ne daljen ne pension.
10. MASR i qendron premtimit te rritjes se pages me 40% brenda mandatit qeverises dhe i pergjigjet pozitivisht kerkeses se Sindikates qe rritja te jete proporcionale per çdo vit.
11. Mësuesët qe kane bere shkollen per drejtore te IZHA-s , do te njihet nga shkolla e drejtoreve.
12.Do te kete takime ne vijimesi me te dyja sindikatat( SPASH e FSASH) per te diskutuar çdo problem per permiresimin e kushteve te punes, gjetjen e mundesive per ruajtjen e vendeve te punes per te gjithe mesuesit etj.