Nga sherri në shkollë te takimi në darkë... zbardhet plagosja e 16-vjeçarit në Shkodër! Pranga adoleshentit

Nga sherri në shkollë te takimi në darkë... zbardhet plagosja e 16-vjeçarit në Shkodër! Pranga adoleshentit

SHKODËR- Një sherr në ambientet e shkollës ka vijuar edhe jashtë ambienteve të saj, si pasojë e së cilës ka mbetur u plagosur me thikë një 16-vjeçar, një natë më parë. Uniformat blu bëjnë me dije se Kledis Smajli u qëllua me thikë nga 17-vjeçari Brendon Gjergji, ku i fundit është arrestuar nga policia.

Këto të rinjtë gjatë ditës së djeshme janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”. Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi 17-vjeçari ka nxjerrë thikën me të cilin ka goditur disa herë shtetasin Smajlin në këmbë dhe brinjë.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe një 19-vjeçar me inicialet A.R. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore se 16-vjeçarit.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar