Nga shiu i dhunshëm Basha në breshrin anemik Berisha-Meta

 Nga shiu i dhunshëm Basha në breshrin anemik Berisha-Meta

Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Përpjekja e parë e njerëzve të medias, sidomos atyre që lidhen me televizionet, lidhur me protestën e 12 Nëntorit, ishte përpjekja për të nxjerrë masivitetin e opozitës së bashkuar.

Rakurset e kamerave të tyre, më pak dronët, raportimet e kolegëve në terren flisnin për masivitet absolut, duke iu referuar protestës së korrikut, pak muaj më parë. Sërish do ishin ata që do e tërhiqnin fjalën dhe do thoshin se në fakt, protesta e korrikut kishte me shumë njerëz etj. Në fakt, pa iu futur betejës së numrave, duhet thënë se me aq njerëz sa kishin mbledhur grupet organizatore të PD-së (pa sigël) dhe Partisë së Lirisë: pjesëmarrja ishte e kënaqshme dhe paralajmëruese për Ramën.

Numrat mund t’i vlerësosh kur kujton sesa të lodhur janë njerëzit nga Berisha e Meta, dy personazhe dukshëm të konsumuar; apo të mendosh sa të bezdisur janë me cinizmin e Ramës. Nga e gjitha kjo panoramë, kupton se e ardhmja e shqiptarëve është në një udhëkryq, sidomos e brezit të ri. Ikja masive duhet gjendur pikërisht te humbja e shpresës por më shumë se kaq, mënyrës sesi menaxhohet nga politikanët tanë.

E kjo ishte shqetësuese në protestë, ku regjia e saj kishte menduar për një demonstrim plot ngjyra, me përparësi formën që shkaktoi dhe atë hatërmbetjen e zakonshme se cili dhe kush duhej të fliste apo se cili e kush duhej të fliste përpara në radhë.

Ku qarjet dhe ankesat për një pushtet që nuk ka nevojë më t’ia tregosh nuk mjaftonin, teksa shqiptarët e sotëm duan identikitin e njerëzve të opozitës që do t’i drejtojnë si alternativë në pushtetin lokal dhe idetë sesi mund të ndryshojë vendi, duke pasur parasysh se kauza e tyre e shpopullimit tashmë s’është bindëse, kur mendon Bullgarinë, Rumaninë, Kroacinë, Serbinë e me radhë.

Po, a ka arritur Shqipëria ndonjë gjë pozitive ndër këto vjet? A mund të ketë një konsensus për vija të kuqe? Me sa duket për të dyja pyetjet mungojnë përgjigjet sepse nuk ka perceptime reale. Tek e fundit pyetjet dhe kauzat e politikanëve janë dhe bëjnë pjesë në aktin sesi sillet një shoqëri, nën drejtimin dhe praninë e tyre.

Tek e fundit, shteti ka edhe fytyrën e opozitës sepse antagonizmi mes shtetit dhe shoqërisë në demokraci është i brishtë. Me pak fjalë, siç thoshte dikur politikani i shquar Italian Gaetano Mosca te “Klasa sunduese”:  Shteti duhet parë thjesht si ajo pjesë e shoqërisë që kryen funksionin politik.

A bindnin dot me frymën e protestës, opozita, që Shqipëria e të ardhmes nën drejtimin e tyre do të drejtohej ndryshe? Fuqia e Berishës dhe Metës në ballë të tyre nuk frymonte dhe kjo u pa në apatinë e përgjithshme.

Ndaj, marrë së mirëqëni dhe të duhurën prezencën e tyre, njerëzit dhe media kërkonin numrat dhe dhunën, akte për të cilat krenohej dikur Basha dhe me sa duket në 12 Nëntor fërkonte barkun nga kënaqësia, që ende kjo lloj opozite nuk i afrohet atij. E ky është trishtimi i njerëzve sot, se nga shiu i dhunshëm Basha ranë në breshrin anemik Berisha-Meta.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 14/11/2022 09:27

    Te tre nje surrat kane lulushi eshte pkella e sales ky eshte trekendeshi i bermudes ,haronluludhi qe ka qene perkthyes ne kohen e raporyit te pontes -maryi rrace e keqe antishqiptaret .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë