Nga Shkodra në Vlorë, si u festua Kurban Bajrami në të gjithë vendin

Mëngjesin e kësaj të diele është falur namazi i Kurban Bajramit në mbarë vendin. Qytetarë të shumtë të besimit islam i janë drejtuar xhamive për të falur Bajramin, ditë e cila njihet edhe si dita e Kurbanit, që shpreh sakrificë dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit.

Në Krujë dhe Fushë-Krujë dita për besimtarët filloi herët në mëngjes me faljen e namazit e më pas me ndjekjen e ligjëratave të imamit Muharrem Vrana. Më pas xhamia dhe komuniteti mysliman i  qytetit shpërndanë disa pako me ushqime dhe mish nga kurbani i tyre për familjet dhe personat në nevojë. Në Lushnjë ceremonia e faljes së namazit është mbajtur në sheshin kryesor të qytetit. Faljen e drejtoi myftiu Gramos Blliku.

Në Kukës besimtarët myslimanë nisën festimet që në orët e para të mëngjesit. Falja u krye në ambientet e dy xhamive të qytetit dhe fshatrave. Pas faljes, besimtarët festojnë në familjet e tyre, por edhe në ambiente të përbashkëta sipas traditës. Besimtarët myslimanë në Elbasan, faljen e Kurban Bajramit e kanë bërë në sheshin e qytetit. Ata u lutën për mirësi e shëndet në familjet e tyre. 

Ndërsa në Shkodër falja e Bajramit është kryer në sheshin kryesor të qytetit. Gjatë faljes së Bajramit mesazhet kanë qenë për harmoni solidaritet dhe falje mes njëri tjetrit. Pas faljes së Bajramit festa spostohet në familjet shkodrane ku vijon tradita e urimeve mes banoreve të të gjitha besimeve. Në Korçë besimtarët myslimanë janë mbledhur së bashku për të kryer faljen e Kurban Bajramit  në xhaminë Iliaz Bej Mirahori. Besimtarët pasi kanë kryer faljen kanë uruar njëri-tjetrin për paqe dhe dashuri.

Që në orët e para të mëngjesit edhe besimtarët fierakë kanë falur namazin ne xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.  Në Vlorë falja e Bajramit është kryer në xhaminë e madhe të qytetit bregdetar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë