Nga shkurti në maj shpenzime rekord për barna! Rriten blerjet e veshjeve e këpucëve

Nga shkurti në maj shpenzime rekord për barna! Rriten blerjet e veshjeve e këpucëve

Foto ilustruese

TIRANË- Konsumi ka shfaqur shenja gjallërimi në gjysmën e parë të këtij viti, pas tkurrjes së fortë të tij në të njëjtën periudhë të një viti më parë, për shkak të efekteve të karantinës që u ndërmor menjëherë për të frenuar pasojat e pandemisë.

Sipas të dhënave të detajuara mujore të INSTAT, në mars dhe në prill të këtij viti, tregtia me pakicë në vend u rrit përkatësisht me 37.6% dhe 35.4% në raport me të njëjtët muaj të një viti më parë, kur pothuajse gjithçka ishte e mbyllur dhe shpenzimi kryesor ishte për produkte ushqimore, nevoja bazë e për detergjentë e produkte pastrimi.

Aktiviteti ekonomik që shënoi rritjen më të lartë në këto muaj ishte “tregtia me pakicë e hidrokarbureve”, “Pajisje të ndryshme elektro-shtëpiake, mobiljet dhe pajisje të tjera shtëpiake” si dhe me një zgjerim të fortë ishin shitjet e “Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure”, që u zgjeruan përkatësisht 195% në mars dhe 692% në prill.

Në maj 2021, rritja e tregtisë me pakicë u ngadalësua, në 7.1%. Ndërsa në qershor volumi i tregtisë erdhi në rënie me 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aktivitetet me rënien më të fortë në qershor ishin “Ushqime pije e duhan në njësi tregtare të specializuara”, me -10.3%, veshjet, librat artikujt e tjerë jo industrial. Në rritje ishin vetëm “Pajisje kompjuterike, informatike dhe te komunikacionit”.

Nëse ka një kategori që ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë gjithë periudhës së pandemisë janë produktet farmaceutike e mjekësore. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se rritja e shpenzimeve për produkte farmaceutike e mjekësore nisi që në qershor të vitit të kaluar, pas hapjes së ekonomisë nga karantina tre mujore dhe fillimit të përhapjes së pandemisë.

Grafiku “Ndryshimi vjetor i tregtisë me pakicë, Produkte farmaceutike, mjekësore, Janar 2020- qershor 2021” tregon një lidhje direkte të valëve të pandemisë me rritjen e ndjeshme të shpenzimeve konsumatorë për barna. Ato kulmuan në shtator dhjetor 2020 kur ishte dhe vala e parë e fortë e Covid-19 që rriti shtrimet në spital, shtoi vdekjet dhe detyroi shumë njerëz që të vetë mjekoheshin në shtëpi.

Volumi i tregtisë me pakicë për produktet farmaceutike dhe mjekësore në dhjetor u rrit me 36% në dhjetor, në raport me muajin e mëparshëm, kur situata ishte normale. Pas qetësimit në janar 2021, rritja ishte sërish e fortë në shkurt-prill 2021, kur një tjetër valë rriti ndjeshëm mbingarkesën në spital dhe rastet e fataliteteve, duke shtuar dhe shpenzimet për produkte farmaceutike e mjekësore me 25.3%.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se që nga fillimi i pandemisë, që efektet i dha duke nisur nga tremujori i dytë 2020, vdekjet shtesë janë rritur ndjeshëm në vend, në krahasim me mesataren para pandemike 2016-2019.

Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, për periudhën prill 2020 deri në qershor 2021, janë 9,953 vdekje më shumë në vend, në raport me periudhën përkatëse mesatare 2016-2019. Rritja është gati 37%.

Sipas tremujorëve, shtesa më e lartë e jetëve të humbura ishte në tremujorin e katër 2020 (+3,380) dhe të parin 2021 (+3,322), që përkon dhe me periudhën kur në vend kishte një rritje të rekord të shpenzimeve për barna.

Të dhënat e tjera të konfirmuara nga Komisioni Europian bëjnë të ditur se në 2020-n, Shqipëria a kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Në grafikun e publikuar nga Komisioni Europian në një raport të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishin 27% më të larta se vdekjet mesatare vjetore në periudhën 2016-2019. Kjo përqindje ishte më shumë se dyfishi i vdekjeve shtesë në BE dhe më e larta ndër Rajonin e Ballkanit./Monitor

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City