Nga Shqipëria te Mali i Zi, 4 ‘Fqinjët’ në ‘Sinergji pianistike’”, Johan Muka: Pasurojmë agjendën kulturore e përçojmë mesazhe pro integrimit në BE të vendeve tona

Nga Beethoven, tek Schuman, salla “Tonin Harapi”  paraditen e kësaj të premteje pushtohet nga tingujt e muzikës klasike... Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkohen përmes muzikës në Liceun Artistik me projektin “Fqinjët”. Janë 8 artistët e rinj që bëhen pjesë e “Sinergji pianistike” në këtë edicion të katërt, të organizuar nga ABC Tirana Club.

“Është një edicion në të cilin krahas pasurimit të agjendës kulturore synon edhe të përçojë edhe mesazhe pro integrimit Evropian të vendeve pjesëmarrëse”, thotë Johan Muka, drejtor i projektit, që po ashtu interpretoi gjatë këtij koncerti.

Koncerti nis me Lejla Sulejemanovic nga Mali i Zi. Me një eksperiencë dymbëdhjetë vjeçare me pianon është hera e parë për të, që interpreton në një skenë shqiptare dhe shpreson të rikthehet sërish.

“Ishte një mundësi shumë e mirë, pasi edhe për shkak të Covid-19, nuk kemi performuar shumë në skenë, ndaj jam shumë e lumtur që iu bashkova kësja thirrje”, thotë Sulejmanovic.

Artistët e rinj Sandra Lazovska, Marija Stojanova, Eleonida Elezi e Adela Halili, vijnë në Shqipëri duke prezantuar përmes muzikës vlerat e kulturës evropiane, dhe muzika është mjeti i komunikimit sa shpirtëror aq edhe artistik...

Nga Shqipëria Ami Muka dhe Emirhan Lato, shkëmbejnë përvoja me miqtë nga shtetet fqinjë, e së bashku përmes pianos, përçojnë mesazhe për integrimin evropian, edhe përmes kulturës. Ami Muka është maturante në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. E ka nisur paianon që në klasë të parë, ndërsa bëhet pjesë për herë të dytë e këtij projekti.

“Kam emocione njësoj si në daljen time të parë, por jam shumë e lumtur që patëm mundësi të njihnim të tjerë të rinj pianist, ku secili përfaqëson edhe kulturën e vendit prej nga vjen”, thotë ajo.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë