Vendi përjetoi një valë të nxehti me temperatura të larta, që meteorologët thonë se kapën maksimumin në Berat të premten me 42.5 ℃.
Për qershorin këto vlera janë 12 gradë mbi normalen, ndërsa nga sot dhe në fillim të javës do të ketë një rënie të temperaturave në vlera të cilat janë brenda “normaleve” të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.
Sakaq për ata që do ta kalojnë të dielën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në mesditë deri në orët e pasdites dhe kryesisht ditën e Diel, do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.
Ditët e fundit kanë regjistruar temperatura të larta në të gjithë vendin, ndërsa Elbasani renditet në 3 qytetet më të nxehta, ku termometri shënoi 40 gradë Celsius. Kjo ka shtuar paraqitjet në urgjencë, ndërsa mjekët apelojnë të shmanget qëndrimi në diell në orët e pikut.
Vendi ynë u përfshi nga i nxehti ekstrem për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut, duke përjetuar fenomenin që quhet “netë tropikale”.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?
-
Po
46.9%
-
Jo
47.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 4265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Priten reshje shiu, si parashikohet moti sot
26 Qershor, 07:22
-
I nxehti afrikan dhe pluhuri i Saharasë përfshin vendin! Nesër termometri shënon kulmin! Ja kur do kemi ulje dhe ca pika shi
20 Qershor, 13:36
-
Vala e të nxehtit, sot temperaturat maksimale arrijnë në 40 gradë celsius
20 Qershor, 07:10
-
Vala e të nxehtit përfshin vendin, të premten priten temperatura 40 gradë celsius
19 Qershor, 14:21
-
Ditë e nxehtë, temperaturat arrijnë deri në 38 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
19 Qershor, 07:16
-
Anticikloni Afrikan, këtë javë ditë të nxehta! Termometri do të shënojë deri në 43 gradë celsius
17 Qershor, 07:29
-
Vranësira e temperatura deri në 33 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
14 Qershor, 07:36
-
Temperatura deri në 35 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
13 Qershor, 07:24
-
Temperatura të larta deri në 37 gradë celcius, parashikimi i motit për këtë javë
10 Qershor, 08:46
-
Vapë 'përvëluese', temperaturat maksimale sot arrijnë deri në 37 gradë celsius
9 Qershor, 07:39
-
Rifillon vapa, sot termometri shënon deri në 36 gradë celsius
7 Qershor, 07:13
-
Temperatura deri në 34 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
6 Qershor, 07:19