Zyrtarisht nga sot Ura Vajgurore do të quhet Dimal. Ndryshimi i emrit i diskutuar prej disa kohësh është për ta kthyer qytetin në destinacion turistik.
Vendimi është miratuar sot në mënyrë unanime nga anëtarët e këshillit bashkiak. Sa i përket procedurës, vulën e fundit do ta japë Kuvendi, por që nuk pritet që të ketë surpriza, pasi komuniteti ka qenë dakord me ndryshimin e emrit.
Propozimi për ndryshimin e emrit erdhi nga disa intelektualë të zonës dhe zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.
Emrin që ka aktualisht Ura Vajgurore e ka marrë në kohën e diktaturës, pasi nga uzina e përpunimit të naftës dilnin sasi të mëdha me vajgur. Qyteti i Ilir i Dimalit është ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë.
-
Shume bukur. Edhe pse Ura Vajgurore eshte emer shqiptar, shpresoj qe keshtu duhet te zvendesohen gjithe toponimet sllavo bullgare me emra shqiptaro ilire ne te gjithe Shqiperine.
Përgjigju -
Nuk eshte e thene,Voloreku tani quhet Drilon,qe eshte me i bukur dhe me i shkurter,por duhen ndruar emra te tjere si:Kakavije,Vithkuq,Kurvelesh,etj.
Përgjigju-
Vithkuq,Kurvelesh pse? Emra shqiptare jane
-
-
Keto jane ndryshime te kota se perseri ashtu do te thirret.... Shembuj ka plot... Akoma kryqezimi ne hyrje te Tiranes nga te gjithe quhet ZOGU I ZI, e plot te tjera ne gjith vendin.
Përgjigju









Komente
Komento