Thomas Tuchel ka nisur zyrtarisht nga sot, më 1 janar, punën si trajner i Anglisë. Edhe pse gjermani firmosi disa javë më parë, sipas kontratës, këtë të mërkurë ka marrë komandën e ‘Tre Luanëve’.
Interesant është fakti se Tuchel do të debutojë si trajneri i Anglisë në përballjen me Shqipërinë. Angli-Shqipëri do të luhet më 21 mars 2025 dhe për të dy kombëtaret është ndeshja e parë në kualifikueset e Botërorit 2026.
Komento