Kristjan Asllani me Interin e tij janë nënkampionë të Evropës, pasi humbën 1-0 me Manchester City-n në finalen e Champions League. Mesfushori shqiptar nuk mori minuta në duelin e Stambollit, teksa qëndroi në stol dhe mori medaljen e argjendtë.
Në një postim në “Instagram”, mesfushori shqiptar i Inter-it ka falenderuar shokët e ekipit duke u dedikuar një postim. “Një vit që më ka dhënë emocione që nuk do t’i harroj kurrë. Faleminderit të gjithëve që na shoqëruat në këtë rrugëtim të pabesueshëm. Krenar që jam një lojtar zikaltër. Faleminderit çuna”, shkruan Asllani.
Tanimë nga Stambolli, Asllani do bashkohet me Kombëtaren kuqezi nesër, në përgatitje të sfidave kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe për Euro 2024.
KRISTIAN AMALA ASLLANI
Përgjigju