VIDEO/ Nga tatuazhi me 'shqiponjë', qetësia 'olimpike', e deri te lotët! Njihuni me peshëngritësen e artë të Shqipërisë

Do duhej të ishte në mbrëmjen e mini-maturës me shokët dhe shoqet e klasës së nëntë, por Enkileda Carja u ngjit në pedanë dhe i dha tre medalje të arta Shqipërisë në peshëngritje. 15-vjeçarja nga Elbasani fitoi në Chișinău të Moldavisë, në Kampionatin Evropian për moshat U-15.

E arta e Shqipërisë fitoi duke vendosur pesë rekorde absolute në këtë moshë, teksa ia doli me sukses në katër nga gjashtë tentativat në pedanë. Në peshën deri në 59 kilogramë, Carja ngriti 84 kilogramë në shkëputje dhe 100 kg në shtytje, për dygarëshin e përgjithshëm 184 kg.

Në të treja disiplinat, Carja ishte e saktë në pedanë, duke siguruar medalje të tjera për Shqipërinë, veç atyre të bronzta disa muaj më parë në kampionatin U-17. Për t'u theksuar se në garë e djeshme, Carja la pas vendin e dytë, me konkurenten nga Suedia që ngriti 19 kilogramë më pak në dygarësh.

Shtatëlartë, Carja bie në sy për qetësinë që e karakterizon para garave, duke mos ia bërë "syri tërr" edhe para hekurave me pesha të rënda. Veçoria qe e karakterizon nxënësen e dalluar është edhe tatuazhi i "shqiponjës" në krahun e majtë, e që duket si një burim force për të ngritur peshat.

Me një disiplinë të hekurt, Carja si këngë të mini-maturës ia doli të luante himnin kombëtar të Shqipërisë në Moldavi, e si fustan u mbështoll me flamurin kuqezi, për t'u ndalur te make-up i cili erdhi në formën e lotëve, që ia shndërritën më shumë portretin një kampioneje të re.

Trajnerja e saj, Eglantina Kalemi shprehet e lumtur për këto arrtje. "Shumë e lumtur që sot u laurua fryti i punës sonë gjashtë vjeçare me titullin më të larë të Europës. Kampione e 3-fishtë e Europes dhe Rekordmenia jo pak, por e 5 Rekordeve të Europes. E lumtur dhe krenare për punën që kemi bërë dhe këtë super arritjet dhe të motivuara për të punuar edhe më shumë në rrugën e veshtirë të sapo filluar drejt suksesit tonë", thotë trajnerja.

Me të ardhmen të sigurt falë vullnetit dhe disiplinës, Carja tanimë ka nevojë për mbështetjen e instancave përkatëse; e ndërsa në këtë mënyrë e ardhmja e shtangës shqiptare për femra duket se do sjellë shumë medalje për atdheun.

S.Dh/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aemrtut: 05/07/2023 23:52

    Bravo dhe te lumte. Sa me shume sukse per ty dhe per shqiperine.

    Përgjigju
  • Agron: 05/07/2023 23:00

    Urimet me gjithe zemer do ti bej pasi te dalin pergjigjet e dopingut (pasi na keni marre fytyren neper bote ju peshngritsat shqiptare duke perdorur doping ne ju urojme dhe nje jave me pas del doping).

    Përgjigju
  • Anila: 05/07/2023 16:31

    Bravo Stavrito, you are the best! Pena jote vlen

    Përgjigju
  • Tani: 05/07/2023 16:27

    Bravooo...sa me shume suksese te tjera...

    Përgjigju
  • Arbi Fortuzi: 05/07/2023 15:42

    Barvo! Dhe nje merite te vecante gazetareve qe u japin ze dhe figure sportisteve te keti niveli...

    Përgjigju
  • Erik: 05/07/2023 14:48

    Bravo yll, shpresojme te vazhdosh keshtu dhe te behesh kampione e padiskutueshme edhe per te rritur.

    Përgjigju
  • e drejta: 05/07/2023 14:30

    BRAVA .. NA NDEROVE TE GJITHEVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia