Presidenti Ilir Meta ka vijuar vizitën e tij në qytetin juglindor të Korçës. Mbrëmjen e djeshme ai ka shkuar pranë një restoranti ku ishte organizuar një ambjent festiv.

Meta nuk i ka rrezistuar dot muzikës popullore ku është çuar të kërcejë nën ritmet e këngës  “Korba Ceco” që nis me vargjet e njohura:
Do të hedh një valle nure
me opinga prej lekure,
fustanella palë-palë,
si ata burrat e parë. 

Kreu i shtetit ka kaluar fundjavën në qytetin juglindor ku ditën e djeshme mori pjesë edhe në meshën te Katedralja Ortodokse "Ngjallja e Krishtit"  në ditën e "ujit të bekuar", një festë kjo e besimtarëve ortodoksë./Tema

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com