Nga Teatri i ri Kombëtar, tek shtëpitë dhe shkollat e reja, Veliaj tregon planet ambicioze për Tiranën (VIDEO)

Pas izolimit dhe shërimit të plotë prej COVID-19, Kryebashkiaku Veliaj i është rikthyer axhendës së ngjeshur të punës. Duke folur për Report tv, Veliaj prezantoi disa prej projekteve të Bashkisë së Tiranës, ku padyshim projekti më i madh është ai i rindërtimit.

“Sapo kemi filluar lotin tjetër në Kashar. Ka filluar edhe një lot tjetër në zonën rurale, ka filluar loti në Baldushk. Angazhimi ynë është që deri për vit të ri secili të hyjë në shtëpitë e reja në zonat rurale, ku shtëpitë janë individuale.  Kemi filluar lotet e shkollave, janë 11 shkolla të reja që do bëhen në Tiranë, përfshirë shkollën time të vjetër “Sami Frashëri”, një superkoncept. Po shfrytëzojmë këtë mundësi për rindërtim për t’i bërë gjërat jo vetëm më të reja por edhe më të forta, sigurisht edhe më të mëdha. Duam që të evitojmë nga “Sami Frashëri” turnin e dytë.
Ka një mega-kantier mes përmes Tiranës që lidh sheshin “Skënderbej”, qendrën ku mblidhen të gjithë kanalizimet e Tiranës përgjatë rrugës së Durrësit, për t’i lidhur me kanalizime që ne i kemi mbaruar që vjet, me Zogun e Zi. Një kantier tjetër është kopshti zoologjik. Po bëhet një transformim total, kemi pasur një grup arkitektësh gjermanë të cilët punuan për disa vite për të arritur në një koncept I cili largohet nga koncepti I vjetër. Tani e tutje do jetë jo vetëm një hapësirë higjienike por edhe ndoshta kopshti zoologjik më i bukur në Ballkan, jo vetëm si hapësirë për kafshët por edhe si një hapësirë didaktike për fëmijët, ku me situatën e Covid gjithmonë e më shumë klasa do bëhen në natyrë”, tha Veliaj. 
Ai bëri të ditur se një projekt tjetër ka të bëjë me teatrin e ri kombëtar. “Ne kemi bërë sondat e para dhe kemi parë , le të themi gjendjen gjeologjike, ndaj besoj që deri në fund të këtij muaji ne do të kemi edhe design-in përfundimtar, tani edhe me studimin gjeologjik për teatrin e ri kombëtar dhe besoj ajo që do jetë një ndër projektet më të bukura të këtij viti”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se në shtator do të fillojë ndërtimi tek Piramida. “U vonuam pak prej situatës së tërmetit, se duhet të bënim , siç po bëjmë për pallatet, do të duhej të bënim edhe ritestimet sa mban. Lajmi I mirë është që Piramida mban, I ka kaluar testimet, edhe testin e çelikut dhe atë të betonit, ndaj ne do të fillojmë. Fillimisht do I fillojmë klasat e kodimit tek stadiumi, duke qenë se ka shumë hapësirë atje për konferenca dhe për klasa të mëdha dhe më pas do transferohemi tek shtëpia përfundimtare që do jetë Piramida”,
deklaroi Veliaj.


Lajmi kryesor:

'U kurua në Turqi?'/ Veliaj flet pas shërimit në Report Tv: S'jam nga ata që kanë shtëpi në Holandë e që kapin 4 vila për 6 muaj! Djali u prek i pari, 10 ditë më dhimbte çdo kockë (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Luis Meçe kërkon ndihmë për t’u shëruar,hapet Gofoundme

Luis Meçe kërkon ndihmë për t’u shëruar,hapet Gofoundme