Nga Thethi në Salari, rrugët si damarë që do të zbulojnë bukurinë edhe brenda nesh

Nga Thethi në Salari, rrugët si damarë që do të zbulojnë bukurinë edhe brenda nesh

Nisja e punimeve ne rruge ne Salari, mes maleve e bukurise magjike te Laberise

Sa herë rrugë të reja çajnë shtigje të shkelura nga këmbë shqiptarësh në shekuj, bashkë me aromën e dheut që gërryhet, të shkëmbit që thyhet, të asfaltit që do të gjarpërojë si shigjetë mes honesh, humnerash, kanionesh, kodrash e malesh, ngrihet në ajër dhe ajo masë ëndrre e përbërë nga dëshira dhe përshpirtje hapsire dhe kohe, e depozituar në grimca të shkëlqyera të një materie të paidentifikuar mbi fije bari, gurë mineralesh e resh puplore. Rrugët në Salari, në Kuç, Nivicë, Gusmar, Bëncë etj, ato në Theth, në Kolonjë, në Përmet, Dardhë, Tamarë, Valbonë, Gramsh, Ishëm, Konispol janë kapilarë të vegjël, të ngushtë, të zinj, të ngadaltë, por të sigurtë, që do të na çojnë të admirojmë bukurinë e madhe që Shqipëria e shqiptarët kanë nga jashtë, për të kuptuar ndoshta edhe pse vonë, se nga e njëjta bukuri jemi gatuar dhe thellë brenda nesh. Këtë bukuri, vëllezërit Frashëri, Migjeni më pas, Fishta, Konica, Poradeci, Kuteli, Agolli, Kadare, të gjithë shpirtërat më elegantë që kjo tokë ka pasur dhe ende ka, dihet, e kanë prezantuar përherë, por, ne kemi vazhduar të bëjmë sikur nuk dëgjojmë, sikur nuk shohim, nuk reflektojmë. Nuk kemi mbyllur veshët dhe sytë ndaj zhurmëmëdhenjve që nuk na lenë kastile të përqendrohemi e të mrekullohemi nga materia që na përbën: Jemi një vend magjik dhe jemi njerëz me një bukuri që ende duhet zbuluar brenda nesh: Shqipëria do të ndihmojë shqiptarët të zbulojnë vetveten si krijesa të rralla në këtë cep të Ballkanit perëndimor.

Sa herë bëjmë një rrugë të re e gjarpërushe nëpër vende të paprekura më parë në Shqipëri, duhet ta konsiderojmë si hyrjen në një katedrale, ku lutjet, dëshirat, përshpirtjet, realizohen nga pemët që askush më parë nuk mund t’i shihte, nga ketrushët që kishin mbetur pa admirues, nga lumenj, livadhe, liqenë që nuk kishin patur kurrë mundësinë të zbusnin njerëz të egërsuar nga smogu, metrat katrorë, rivaliteti e agresiviteti i dendësisë njerëzore nëpër qytete.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur