SARANDË - Dy të rinj nga Paskuqani i Tiranës janë vënë në pranga në Sarandë, pasi i kanë grabitur një gruaje një varëse nga qafa.

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës kanë bërë të ditur se, nën akuzën e “vjedhjes me dhunë”, të  kryer në bashkëpunim janë arrestuar në flagrancë, Ylber Krrashi, 20 vjeç dhe Ramazan Markaj, 19 vjeç, të dy banues në Paskuqan, Tiranë.

Sipas policisë, vënia në pranga i këtyre dy personave, është bërë pasi, rreth orës 20.00 të ditës së djeshme, në lagjen numër 4, të qytetit të Sarandës, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, i kanë grabitur hequr me dhunë nga qafa një varëse floriri, 43-vjeçares me inicialet V. K.,  banuese në këtë qytet.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)