Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

George Robertson

Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson thotë se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballet bota është mposhtja e presidentit rus, Vladimir Putin.

Robertson thekson për The Geopost se fitorja e Ukrainës është jetike për ndaljen e ndikimit rus në Ballkan dhe më gjerë. Në të kundërtën, shton ai, Rusia do të shkojë edhe “më larg”.

Derisa thotë se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, në të gjithë botën e në veçanti në Ballkanin Perëndimor, ai shprehet optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht Kosovën, për të cilën shton se edhe merakoset.

25 vite pasi ishit Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, cilat janë sfidat me të cilat përballet NATO sot?

Lord Robertson: Në samitin e Uashingtonit, në krye të axhendës do të jetë Ukraina. Duhet ta mposhtim Vladimir Putinin. Ukraina duhet të mbijetojë dhe të fitojë në këtë konflikt dhe asgjë nuk ka më shumë rëndësi se kaq.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë botën dhe veçanërisht botën perëndimore që Ukraina të mbijetojë si një vend dhe t’i rezistojë dhe zmbrapsë ata që e kanë pushtuar atë në mënyrë të paligjshme dhe pa provokime fare.

Ju thatë (në konferencë) se sfida më e madhe është ndikimi rus në Ballkan, si e shihni problemin e ndikimit rus, veçanërisht në Serbi?

Lord Robertson: Nuk ka dyshim se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në fakt në të gjithë botën dhe veçanërisht në Evropën Perëndimore. Por Ballkani Perëndimor është pjesë e territorit që ata (ruset) do të donin të dominonin. Prandaj, ata janë të përfshirë në përçarje, në sabotim ekonomik, ata janë të përfshirë në sulme kibernetike, sepse kjo është mënyra në të cilën ata veprojnë, dhe ata, nëse fitojnë në Ukrainë, do të bëjnë shumë më tepër në të ardhmen. Pra, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë rajon për atë që Rusia do të bëjë përfundimisht, veçanërisht nëse fitojnë në Ukrainë.

NATO i dha Kosovës lirinë e saj, sot, 25 vjet më pas, si e shihni Kosovën dhe të ardhmen e saj?

Lord Robertson: Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj. E çliruam nga dhuna që po bëhej ndaj saj, por nuk i dhamë asaj të ardhmen e vet, e ardhmja e saj është në duart e njerëzve si ju, të popullatës së Kosovës në tërësi, dhe ata duhet të sigurohen që të ndërtojnë mbi këtë.

Ju e dini se fëmijët që ishin të vegjël në kohën e çlirimit 25 vjet më parë, tani do të jenë vetë prindër dhe gjyshër dhe prandaj ne dhe ju duhet të shohim shumë se çfarë duhet bërë për të krijuar një komunitet të begatë ku ka një unitet midis të gjitha vendeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. E dini, Madeleine Albright u pyet një herë nëse ishte pesimiste apo optimiste dhe ajo u përgjigj, unë jam një optimiste që merakoset. Kështu që unë jam optimist për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Kosovën, por merakosem gjithashtu.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë