Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti ka prezantuar 27 amendimet e PD-së për buxhetin e kryeqytetit.

Teliti ka kërkuar ndër të tjera, që të ulet me 30% taksa mbi ndërtesës si dhe pezullimin e financimit për incenetarotin që nuk ekziston dhe Teatrin.

'Njësoj si Rama edhe Veliaj ka prezantuar një projektbuxhet vendor për vitin e ardhshëm që bazohet në taksat e tarifat e rritura nga 2 deri në 10 herë , bazohet në shërbimin ndaj miqve të oborrit rilindas, bazohet në abuzimin e parasë publike, jo në shërbimin ndaj qytetarit dhe sipërmarrjes.

Këshilltarët opozitarë do të përballen sot me Veliajn në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të prezantojmë 27 amendamente të cilat i vlerësojmë si një domosdoshmëri për zhvillimin e kryeqytetit', tha ai.

27 amendamentet e PD: 

Amendimi 1: Ulje me 30% të taksës mbi ndërtesën.

Amendimi 2: Përgjysmimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.

Amendimi 3: Ulje me 30% të taksës së tabelave reklamuese.

Amendimi 4: Anullimi i taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Amendimi 5: Ulja me 50% të tarifës së pastrimit për familjarët dhe subjektet tregtare.

Amendimi 6: Ulja me 50% të tarifave të parkimit, për secilën nga zonat A, B dhe C.

Amendimi 7: Ulja me 3 herë e tarifës së hapësirës publike.

Amendimi 8: Përjashtimi nga tarifat vendore për 2 vitet e para për cdo SME të re që do të ushtrojë aktivitetin e saj në territorin e Bashkisë Tiranë.

Amendimi 9: Subvencionimi i plotë të tarifës së ushqimit për fëmijët në cerdhe dhe kopshte publike.

Amendimi 10: Subvencionimi i gjysmës së tarifës në çerdhe/kopshte private, por jo më shumë se 12.500 lekë në muaj, për të gjitha rastet kur fëmija, pas aplikimit, nuk është pranuar në cerdhe/kopshte publike, si pasojë e mbingarkesës apo mungesës totale të cerdhes/kopshtit në afërsi të banesës së tij brenda Njesisë Administrative përkatëse të banimit.

Amendimi 11: Rritja me 1 miliardë lekë të fondeve të dedikuara për kujdesin social të nënave dhe vajzave me të ardhura familjare në nivelet e pagës minimale dhe për rritjen e fondeve për shpotën e bebeve, me qëllim mbështetjen e qënësishme të familjeve të reja. Bonusi i bebes duhet të jetë i shkallëzuar në varësi të të ardhurave familjare, por jo më i vogël se 10.000 lekë.

Amendimi 12: Rritja me 0.3 miliardë e fondeve të dedikuara për bonusin e qirave për kategoritë përfituese.

Amendimi 13: Alokimi i një fondi prej 500 milionë lekë për skemën e subvencioneve në bujqësi për fermerët, blegtorët dhe agrobizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në zonën territoriale të Bashkisë Tiranë.

Amendimi 14: Vendosja në PBA-në 2025-2027 të rregullit të artë: ‘Shpenzimet e personelit dhe shpenzimet operative nuk duhet të tejkalojnë nivelin 50% të shpenzimeve vjetore të parashikuara.

Amendimi 15: Ulja graduale të numrit të përgjithshëm të punonjësve gjatë 3 viteve të ardhshme, konkretisht me 15% gjatë vitit 2025, 15% gjatë vitit 2026, 15% gjatë vitit 2027, me qëllim krijimin e një administrate të vogël dhe eficente në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të Kryeqytetit.

Amendimi 16: Ulja me 30% të shpenzimeve operative të përgjithshme të aparatit qëndror dhe ndërmarrjeve & institucioneve të bashkisë Tiranë.

Amendimi 17: Pezullimi i menjëhershëm i cdo shpenzimi që ka lidhje me procesin inekzistent të incenerimit dhe rialokimi i fondeve në ndërtimin e cerdheve/kopshteve/shkollave në Tiranë.

Amendimi 18: Pezullimi 1 vjecar i cdo shpenzimi për rikonstruksione zyrash dhe mobilime. Këto fonde të dedikohen në financimin e nevojave sociale dhe bonusit të bebes.

Amendimi 19: Rritja në 5% të buxhetit për ndihmën sociale krahasuar me buxhetin e plotë të bashkisë.

Amendimi 20: Rritja me 1 mijë njësi të strehimit social për nevojat e komunitetit.

Amendimi 21: Ndërtimi i 5 mije vendeve të parkimit në tokat publike në zonat urbane, sipas konceptit ‘Park-and-Go’.

Amendimi 22: Ndërtimi i 15 cerdheve të reja, 10 kopshteve të reja dhe 10 shkollave të reja, sipas nevojave te komunitetit, sidomos në lagjet me intensitet të lartë ndërtimor gjatë viteve të fundit.

Amendimi 23: Rritja me 1.5 milionë euro të fondeve për projektet start-up, me grante deri ne 20 mijë euro për projektet inovative.

Amendimi 24: Alokimi dhe rritja me 3 milionë euro fondeve te dedikuara për trajnimet profesionale.

Amendimi 25: Pezullimi i punimeve dhe financimit për projektin ‘Ndërtimi i Teatrit Kombëtar’, deri në përfundimin e hetimeve nga organet e SPAK.

Amendimi 26: Ngritja e menjëhershme e Komisionit të Kontrollit të Brendshëm Financiar, sipas përcaktimeve ligjore dhe nenit 36 të Rregullores ‘Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë’, e cila për detyrë ka pikërisht kontrollin dhe monitorimin e cdo të ardhure dhe shpenzimi që do të kryhet në kuadër të zbatimit të buxhetit,

Amendimi 27: Përdorimin e fondeve të parashikuara në buxhetin e vetë Këshillit Bashkiak për vitin 2025 për kontraktimin nga Këshilli Bashkiak (konkretisht Komisioni Financiar) të një kompanie audituese të jashtme me qëllim auditimin e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën korrik 2019-dhjetor 2024. Transparenca duhet të jetë kryefjala e funksionimit të vetë Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit të Shqipërisë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!