Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'

Nina Guga (Ish zv/ministre) dhe Oriana Osmani

Tirane- Kryeministri Edi Rama largon zv/ ministren e Arsimit,  Nina Guga dhe emëron në vend të saj Orjana Osmani.

Oriana Osmani ka punuar prej 22 vitesh si mësuese e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe ka dhënë mësim edhe në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”dhe aktualisht ka mbajtur postin e drejtoreshës në këtë gjimnaz.

Nina Guga u emërua në postin e zv/ministres së Arsimit në 2019 ndërsa më parë ka mbajtur e drejtoreshës së gjimnazit "Sami Frashëri". Burime bëjnë me dije se zv/ministrja e Arsimit Nina Guga është shkarkuar per shkak se ka mbushur moshën e pensionit.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Orjana Osmani emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
 
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Nina Guga, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të trajnuar forcat e Armatosura të Ukrainës

Qeveria miratoi sot një vendim për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, për ndihmë dhe trajnim të forcave ukrainase.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, katër ushtarakë shqiptarë do të angazhohen në këtë mision, i cili ka për qëllim dhënien e ndihmës dhe trajnimin e personelit të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Misioni do të zgjasë tre vjet, me rotacion çdo 180 ditë. Për çdo grup, periudha e shërbimit do të përfshijë edhe ditët për marrje dhe dorëzim detyre, si dhe vonesat e mundshme të transportit strategjik.

Ministria e Mbrojtjes do të mbulojë të gjitha shpenzimet e ushtarakëve gjatë këtij misioni, duke përfshirë: Dietat ditore prej 12,000 lekësh, përveç pagës mujore. Do të përfshijë shpenzimet për akomodim, ushqim, lavanderi, ujë të pijshëm, energji elektrike, sigurimin e jetës dhe shëndetit, si dhe mbështetje shëndetësore.

Shpenzimet për telefon, internet, shërbime postare, transport dhe aktivitete social-kulturore.

Në rast emergjencash, si sëmundje, vdekje apo pamundësi për përfundimin e misionit, kthimi i personelit në atdhe do të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë sapo të publikohet në Fletoren Zyrtare. Ky angazhim tregon mbështetjen e Shqipërisë për përpjekjet ndërkombëtare në ndihmë të Ukrainës, në kuadër të solidaritetit me partnerët e NATO-s.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?