Nuk duhet të ketë ndjenjë më të rëndë, të besosh në shpëtimin e njeriut tënd në hyrjen e spitalit, por dyert e ambulancës nuk të hapen. Kjo u ndodhi familjarëve të Arbër Ferati nga Tragjasi, i cili të hënën, 19 qershor 2023, ra në kontakt me kabujt e tensionit të lartë rrëzuar përtokë, kohën kur po korrte grurin me autokombanjë.
Në pamjet e siguruara nga Report TV familjarët luftojnë me kohën për të nxjerrë nga makina e urgjencës së Orikumit, të dëmtuarin me shenjat e fundit të jetës. Dera është bllokuar. U desh forca fizike e shumë njerëzve që ajo të zhbllokohej dhe Ferati të futej në duart e mjekëve
Por nuk përfundon e gjitha këtu. Në hollin e spitalit të Vlorës, nis sherri mes policisë dhe të afërmëve të zëmëruar. Dikush nga ta del garant, se do t’i përgjigjen policisë, por sa të merrnin informacion se çfarë ndodhi me të riun. Afro 30 minuta nga konflikti mbërrin lajmi i vdekjes së Arbër Feratit.
Dhimbja dhe përplasja zhvendoset në morgun e spitalit. Familjarët, gruaja, kushërinjtë, folën për prezencën e dhjetra forcave policie. Nisi përplasja mes tyre dhe disa persona u lënduan, mes tyre edhe një punonjës policie. Një nga të afërmit e viktimës u ndalua për kundërshtim të uniformave blu.
Kaos në Spitalin e Vlorës. Mesditën e 19 qershorit kamerat e spitalit të Vlorës kanë regjistruar një sherr që ka ndodhur në hyrje të spitalit.
Të afërm të Arbër Feratit, 35 vjeçari i cili humbi jetën pasi autokombajna që drejtonte ra në kontakt me energjinë elektrike i vërsulen policit ta rrahin.
Trupi i të riut ishte transportuar me autoambulancën e njësisë shëndetësore Orikum dhe me mbërritjen në hyrje të urgjencës së spitalit ambulancës i është bllokuar dera.
Bluza të bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës.
Pikërisht tentativa për të hapur derën e autoambulancës që ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë irritimin e të afërmve të 35 vjeçarit dhe sherrin në hyrje të spitalit.
Gjatë sherrit disa persona kanë marrë lëndime të lehta, mes tyre një efektiv i policisë dhe të afërm të 35 vjeçarit. Pas situatës së krijuar policia ka shoqëruar në komisariat një prej familjarëve të Feratit.
Shumë detaje të ngjarjes pritet të sqarohen në vijim
Lajmi në përditësim...
Te gjithe shoferet e urgjences ne Vlor jane te palodhur problemi eshte qe mos te rine ne sherbim tap nga rakia se pastaj pirdhet muabeti
PërgjigjuShoferat e ambulancave ne Vlore njeri la botin e mutit erdhi ne urgjencen tjetri la furgonin e linjes Vl Tr.I vetmi shofer i pergjegjshem eshte Nari dhe Luani dy vellezrit e palodhur qe punojn dhe taksi te poliklinika e Vlores.Respekte per keta heronj
PërgjigjuHajde Shqiperi hajde…. keshtu kur krimi gjitha anet vlon perpjete. Korrupsion e krim gjitha anet sikur Kolumbi apo Meksike. Inriu digjet ne kabllot pertoke, ambulanca e mbyt me goditjen e fundit, mjeket nuk i sheh ne spital, polici sulmohet……
PërgjigjuFamiljaret duhet te hedhin ne gjyq OSHEE-ne,nuk ka arsye qe kabllot te jene aq te varura.Sa per deren e ambulances,ajo eshte ceshtje me vete.Nuk duhet vazhduar me mallra te tilla,(sidomos kur behet fjale qe perdoren per te shpetuar jete) te dhuruara,ose te marra nga varrezat e makinave.Me ato parate qe morem me qera satelitet e ato dy anijet energjitike, me mire te kishin marre 100 ambulanca te reja,s.d.q,zor se do te kishte ndonje rezultat ndryshe ne kete rast edhe sikur te hapej normal,gjykuar nga forca e korrentit qe e ka goditur.Ajo qe nuk me pelqen e qe duhet ndaluar eshte kthimi i spitaleve si han pa porta.Hyn kush te doje,hyjne sa te duan,bejne si te duan.Keta vetem sa rrahen nje polic te pafajshem,por mund te kishte ndodhur me keq po te kishin qene te armatosur.
PërgjigjuQyteti simbol i rilindjes dhe i brsktisjes nga te rinjte. Miliona Euro per lungomare e palma e bypasse por nuk i kan cuar nje autoambulance te re por e kan lene me kte te dhuruaren nga italiani para 20 viteve. Turp qe kushton jete njerzish
Përgjigjuo luleshtrydhe te hongsha karafilin...
PërgjigjuTurp i zotit. Shoferat e Ambulancave ne Vlore jane tap me alkool. Te pa pregatiur per asnje lloj gjeje. Kap timon e ec. Vetem kete dijne te bejne. Vidh nafte,e perdorin per pune private,ikin ne Tr cojne ndonje pacient marrin 50 mije leke. Po nuk u be puna me Pasion,nga keta marifetcinj do kemi verdalle. Turpi Zotit ne nje min kohe bota te shpeton jeten. Ndaj quhet emergency.. ketu do nje ore te hapi deren ai Rakixhiu shoferi. Turp turp.. dhe para ca ditesh nje shofer i Sherbime Publike ne Bashkine Vlore,tap i dehur i beri punetoret copa. Verifikojeni.. e sa e sa te tjera pislleqe pa fund. Po ku te vemi!!! Mjere ne..
PërgjigjuUne si ministre di qe Drejtoresh Bruna po ben nje pune per tu lavderuar ne spitalin e Vlores.Do jete ndonje lapsus se nuk ka mundsi
PërgjigjuFiks..shume te sakta fjalet..e cuditshme sesi largohen mjeket nga Vlora me gjithe ate pune te mrekullueshme te drejtoreshe Brunildes.
Problemi fillon qe nga lartesia e kavove te tensionit te larte. Madhesia e lartesia e autokombajnave jane standarte dhe linja elektrike duhet te jete me lart jo te varen si llastik i mapove te viteve 70. Oshee qe fiton miliarda duhet te rregulloje linjat e mirembaje sepse fundja i ndjeri ishte ne toke private dhe po punonte. Qe ketu fillon problemi vazhdon zinxhir me police e ambulance qe nje zot e di kur do ndreqen.
PërgjigjuShteti jone ka mbaruar qe ne vitin 90 , te gjithe ata maskarenj qe kane drejtuar vendin per 33 vjet vetem e kane zhvatur dhe asgje tjeter jane armiq te vendit politikanet e degjeneruar qe jua qr
PërgjigjuPo normale me autoambulanca te vitene 90 i kan len qendrat shedetesore pa pike investimi limitohen thjesht me investime ne suva e tjegulla
Përgjigjuhajde shendetsi hajde,,,me makina qe i bllokohen dyerte...he more wdi rama dil e na thuaj tani sa .mire e ke bere shendetsine..
PërgjigjuPo pse more loqe Edi Rama ishte shoferi ? Cfare lidhje ka Rama o injorant.
skandal ne keto raste per jet a vdekje gjith fajin e kane per kte difekt e kan ato qe i perdorin me fiks i keqperdorin ambulancat.ngushellime
PërgjigjuSkandal eshte bllokimi i deres se ambulances vemje.
Përgjigju