Nga Vjena e Berlin në Tiranë, historiku i samiteve ndër vite

Samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet për herë të parë në Tiranë do të jetë i radhës pas 13 konferencash takimesh e samitesh të mbajtura çdo vit që prej 2013-tës, KU në Vjenë u mbajt konferenca e Frontex-it për Ballkanin Perëndimor rreth krizës së refugjatëve.

Takimi i radhës u mbajt një vit më pas sërish në Vjenë, më 3 qershor 2014, mes ministrave të jashtëm, 6 prej të cilëve kërkuan që Shipërisë t’i jepej statusi i vendit kandidat, status të cilin vendi ynë e mori vetëm disa javë më vonë, më 24 qershor të 2014-tës. Konferenca e radhës u mbajt më 28 gusht 2014 në Berlin, ku mikpritëse ishte Gjermania. Ky takim konsiderohet si e para konferencë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kuptimin e ngushtë.  Austria u bë sërish shteti mikpritës për konferencën e radhës në 2015-tën, mes kryeministrash, ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë. Një vit më vonë në shkurt të 2016-tës, u zhvillua një tjetër konferencë në Vjenë ku në fokus ishte menaxhimi i krizës së refugjatëve.

Në 4 korrik të 2016-tës, përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësues nga Gjermania, Italia, Kroacia, Austria dhe Sllovenia u mblodhën në Paris, për ndërlidhjen e rajonit me burimet evropiane të energjisë. Në korrik 2017, në Trieste të Italisë u mbajt Konferenca e radhës për Ballkanit Perëndimor mbi rrjetëzimin e fushave të infrastrukturës, transportit dhe energjisë. Në Bullgari, më 17 maj 2018 u zhvillua një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku u diskutua për rritjen e angazhimit të BE-së me vendet e rajonit. Në datën 10 korrik 2018 u mbajt e ashtuquajtura Konferenca e 5-të e Ballkanit Perëndimor në Londër  mbi strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Më 29 prill 2019, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron në një minisamit ftuan në Berlin krerët e shteteve dhe qeverive nga Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Konferenca e radhës u mbajt më Poloni në 4 korrik ku fokusi kryesor ishte në Procesin e Berlinit. Në korrik të 2020-s, Konferenca e 7-të e Ballkanit Perëndimor e mbajtur së bashku nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, e cila për shkak të pandemisë COVID-19, u zhvillua në një videokonferencë më 6 mars të 2021-shit. Në Tetor të 2021, Samiti i fundit midis liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishte  në Brdo pri Kranju në tetor 2021. Ai u organizua nga presidenca sllovene e këshillit.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës