Ngacmimet seksuale në punë, dyfish më shumë se në BE/ Të ftuarit në 'Përballje': Mund të jetë edhe më i lartë! 1 në 3 persona ka përjetuar diçka të tillë

Ngacmimet seksuale në punë, dyfish më shumë se në BE/ Të ftuarit në 'Përballje': Mund të jetë edhe më i lartë! 1 në 3 persona ka përjetuar diçka të tillë

Emisioni 'Përballje'

Rastet e ngacmimeve seksuale në vendet e punës janë rritur dyfish më shumë në vendin tonë krahasim me vendet e Bashkimit Europian. Ky fenomen u diskutua në “Përballje” në Report TV.

Silvana Xheka, studiuese që kreu këtë studim, tha se synimi ishte edhe kuptohej se çfarë konsiderohet një ngacmim seksual.

"Studimi është kryer nga ‘Together for Life’. Kishim si synim jo vetëm fenomenin por se çfarë konsiderojmë të tillë. Ne kemi organizuar një studim në nivel urban i gjithë qarqeve nga zonat urbane. Në institucione publike dhe private. I forcave të punës në nivel gjinor. 55% burra dhe 45% gra.", tha Xheka

Aktivistja Suela Koçibelli u shpreh se rastet e ngacmimeve seksuale do të jenë edhe më shumë, por mentaliteti ynë është që t’i fshehim ato.

"Mirë që fillojmë të kemi studime të tilla. Nëse themi dyfish do jetë goxha më shumë. E kemi në mentalitet shumë tabu ta themi. E mbyllim brenda vetes. Është problem i mentalitetit. Shifra dyfishim, duhet të kemi vëmendje. A ka raportim për këto ngacmime? Ndërkohë ngacmim në kushtet e punës që kthehet në kërcënim kjo është një vepër  paligjshme. Është një fenomen që ekziston dhe nëse e tolerojmë kthehet në model. Ka nivele të ndryshme.", u shpreh Koçibelli.

Ndërsa Xheka shtoi se ngacmime të tilla gjatë studimit u gjetën më të pranueshme për burrat sesa për gratë.

"Ka një dallim mes perceptimit të burrave dhe të grave të sjelljeve të tilla. Burrat e konsideronin si diçka më të pranueshme, ndërsa gratë jo.", shtoi Xheka.

Sakaq, Xheka dha disa aspekte të tjera nga studimi mbi ngacmimet seksuale në punë, ku ky fenomen në vendin tonë është më i përhapur në kryeqytet, ndërsa 1 në 3 persona nga grup-mosha 16 deri në 25 vjeç kishte përjetuar diçka të tillë.

Pedagogu Renis Meta vuri në dukje se shoqëria jonë nuk ka barriera të qarta, prandaj lindin dhe fenomene të tilla. Madje edhe në ato vende ku ka rregulla të qarta, tentohet të shkohet drejt sjelljeve informale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Studimi për ngacmimet seksuale në punë/ Xheka: Është më i lartë në kryeqytet dhe ato kompani që nuk kanë një rregullore

Studiuesja Silvana Xheka tha në "Përballje" se fenomeni i ngacmimeve seksuale në punë është më i lartë në Tiranë se qytete të tjera të vendit dhe nga grup-mosha 16 deri në 25 vjeç, 1 në 3 persona ka përjetuar një ngacmim të tillë.

‘Studimi nxori rezultatin që kompanitë ku ekziston një rregullore për sjelljet seksuale kanë një rezultat më të ulët sesa kompanitë që nuk kanë një rregullore të tillë. Përveç edukimit personal ka të bëjë edhe rregulloret e kompanisë. Grup-mosha 16-25 vjeç e ka gati 1 në 3 punonjës ka përjetuar një formë të ngacmimit seksual. Është me lartë në kryeqytet. Është më i lartë në kompanitë e mëdha me 200 e më shumë punonjës e vjen duke rënë.’, tha Xheka.

Ora 14:37
Ngacmimet seksuale në punë/ Renis Meta në 'Përballje': Shoqëria jonë nuk ka barriera të qarta

Pedagogu Renis Meta tha në "Përballje" se fenomeni i ngacmimeve seksuale në punë është një fenomen në rritje, kjo edhe sepse ne si shoqëri nuk kemi barriera të qarta.

'Mendoj se fenomeni është i zgjeruar sepse edhe të rinjtë kanë probleme. Model i shoqërisë shqiptare ka tendencën të anashkalojë këtë pjesë.

Ne si shoqëri nuk kemi barriera të qarta. Në momentin që një institucion ka kufij të qarta që kjo lejohet apo jo, ne si shoqëri kemi tendencën të jemi informal; edhe në mjediset e punës. Nëse kemi kufij të qartë dhe ka një kod pune dhe etike që na rregullon marrëdhënien besoj se këto probleme do të ulen.', tha Meta. 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja