‘Censi 2023, rritje e numrit të nënave që rrisin fëmijët të vetme’, aktivistja në ‘Përballje’: Gratë kërkojnë më shumë divorcin! Kryesisht moshat 40- 50 vjeç

Të dhënat e publikuara për censin e vitit 2023 kanë përhapur shumë debate dhe polemika.

Në të dhënat e Censit, u pa se ka një rritje të numrit të nënave që rrisin fëmijët të vetme dhe një rënie e ulje e numrit të baballarve që rrisin fëmijët e vetëm.

 Për këtë u diskutua në emisionin Përballje, ku aktivistja Suela Koçibelli, shpjegoi se femrat janë ato që kërkojnë më shumë divorcin kur një martesë nuk funksionon dhe i rrisin fëmijët të vetme.

“Nënat që rrisin fëmijë të vetëm është rritur. Në aspektin social ka disa lloje interpretime nëse në 2011 Shqipëria ishte me gjëra që sot ka avancuar edhe në atë kohë ka pasur që baballarët i mbanin më shumë fëmijët dhe i merrnin fëmijët nënës për ti mbajtur babai kjo është një arsye që ndikon që është rritur edhe numri i baballarëve që rrisin fëmijët e vetëm. Me bazë ligjore është nëna që duhet ti mbajë nëse janë minoren. Mesa pash nga shifrat është shtuar tek mosha 40 deri në 50 vjeç, pra janë çifte që e kanë konsumuar martesën dhe më pas ka arritur deri në divorc. Një pjesë e divorceve e kërkojnë gratë dhe këto kanë ardhur sepse burrat emigrojnë jashtë dhe gratë i kanë pritur për disa kohë dhe më pas kanë kërkuar divorcin, sepse kjo nuk është një martesë e shëndetshme”, tha ajo.

Stela Nikolla, një nënë e divorcuar, teksa solli eksperiencën e saj, tregon se pse nuk funksionojë më martesa me ish-bashkëshrortin.

“Synimi im ka qenë që të rris gocën. Kur ishim në seancën e fundit të gjyqit, ish-bashkëshorti bëri një fjalim të fundit dhe tha nëse unë do të zgjidhja të bëja një fëmijë Stela do ishte nëna ideale dhe tha jam i lumtur që vajza do të rrijë me ty. Por, martesa u bë një një ambient toksik, nuk po e njihnim më njëri-tjetrin kush jemi, nuk po ecte më ajo. Unë nuk dua ti vë faj askujt, por kur vlerat e familjes humbasin aty arrin ato diskutimet që nuk kanë një përgjigje të saktë. Në fillim ishim të lumtur dhe shumë mirë, por tani jemi miq, na lidh vajza.   Po isha unë ajo që e kërkova divorcin, por nëse një femër nuk është e lumtur nuk është e detyruar që të rri me atë person dhe unë mendoj se kam bërë gjënë më të mirë", tha jo. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:12
‘Femrat kërkojnë divorcin pasi nuk durojnë më dhunën’, Gëzim Tushi: Sot ato martohen sërish, 30 vite më parë i quanin mëkatare

 

 

Sociologu Gëzim Tushi, në emisionin ‘Përballje’, tregoi edhe disa nga arsyet që femrat sot janë ato që po kërkojnë më shumë divorcin sesa meshkujt.

 “Statistikat nuk kanë precize deri në fund. Pavarsisht ndonjë luhatje numerike të shifrave nuk kam pikë dyshimi që tendencat janë këto, lidhur me martesën dhe me divorcin. Unë e di që fëmijët edhe me një prindër rriten të shëndetshëm, sepse partnerët që e mbajnë kujdesën shumë për ta rritur atë fëmijë. Sot mendoj se janë femrat ato që po kërkojnë divorcin, sepse nuk e durojnë dot më atë dhunën dhe nënshtrimin. Martesa është institucion delikat dhe me përgjegjësi. Sot thuhet hapur hapur se po martohem me këtë se është i pasur, është njeri publik, pa vlerësuar lidhjen emocionale, nuk bëhet bëhet martesa nën tundimin e paraqitjes së jashtme”, tha ai.

Tushi bëri një krahasim me 30 vite më parë, dhe tha se sot femrat kanë mundësi për të gjetur një partner tjetër pas një divorci.

“Sot gratë e divorcuara kanë mundësi që të martohen sërisht ndryshe nga 30 vite më parë, ku një grua e divorcuar quhej mëkatare, ndërsa sot bëhen më të bukura, i futen shkollimit.”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/07/2024 00:56

    Znj.Kocibelli,nuk eshte e vertete ajo qe grate lodhen duke pritur burrat ne emgrim,prandaj kerkojne divorcin.Sot jetojme ne kohen e telefonit e Skype,je ne kontakt vazhdimisht dhe distancat shkurtohen fale teknologjise,por burrat ka raste qe jane te dhunshem sic thote sociologu Tushi,gjithashtu lista vazhdon me te qenit shpesh pijanece,te bredhurit lule me lule,ka raste qe jane dembele e nuk punojne,vetem shperdorojne edhe ne ndarjen e puneve ne shtepi dhe kujdesi per femijet u mbetet shpesh femrave, ndersa burrat lajne duart nga cdo pergjegjesi,per te mos folur pastaj per martesa me mbleseri,me diference moshe,martesa te papjekura,ose martesa qe humbin lustren kur filtret e komplimentet e dashurise e fejeses kane marre fund dhe befas ciftet zbulojne se personi me te cilen/cilin jane lidhur nuk jane ata qe mendonin se njihnin me pare,apo qe nuk ndajne me shume interesa,hoby,shije,etj, se sa e kishin menduar.

    Përgjigju
  • Mondi: 05/07/2024 16:21

    Femrat e sotme jame ne kerkim te nje mashkulli ideal(bukuri,pasuri,lluks,komoditet)nderkohe qe ato nuk kane asgje per ta merituar nje mashkull te tille. Sigurisht askush ska deshire te punoje por kjo sdo te thote qe cdo telenovele duhet te kthehet ne ralitet!Fundja nese shikoni mire shifrat pothuaj 90% e divorceve jane me probleme financiare…Thjesht materializen i paster i ngatarruar per ndjenje dashurie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025