‘Ngacmoi Elvanën, mos lëvizni se do t’ju q....robt......”/ Dëshmitë si ndodhi përplasja në Bllok për këngëtaren

‘Ngacmoi Elvanën, mos lëvizni se do t’ju q....robt......”/ Dëshmitë si ndodhi përplasja në Bllok për këngëtaren

Geldo Hoti

REPORT Tv zbardh të plotë dëshminë e Geldo Hotit, i cili u arrestua nga policia në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë pak ditë pas vrasjes në Bllok. Geldo Hoti, njihet si miku i komandos, Merviol Bilo. Ai ka qenë i pranishëm në ngjarjen e ish-Bllokut, i ulur në tavolinë me komandon, Merviol Bilo dhe Fabjol Alushin.

Në dëshminë në prokurori ai ka sqaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 14;00 ka shkuar te lokal “Monopol” ku është takuar me pronarin Redi Popescu. Hoti thotë se pak më vonë, në lokal ka ardhur edhe Ervin Mata, Joli (Mevjol Bilo), që është miku i Ervinit dhe së bashku kanë shkuar te një lokal për të drekuar. Në lokal ka shkuar një person që i thërrisnin Tani dhe me mbiemër Allushi, i cili shoqërohej me një person tjetër rreth 170 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra, rreth 40 vjeç, dhe këta persona janë ulur me ta në tavolinë.

Më pas Hoti ka deklaruar se rreth orës 18:00, janë çuar nga lokali dhe kanë shkuar përsëri te lokal “Monopol”, ku janë ulur përsëri të gjithë bashkë. ‘Rreth 1 orë më pas, Ervini ka dal jashtë lokalit ku është takuar me Elvana Gjatën, e fejuara e tij dhe kur është kthyer brenda tha se dikush i kishte ngacmuar të fejuarën dhe ky person do të vinte në lokal për tu sqaruar’.

Sipas dëshmisë së zbardhur, fillimisht në lokal kanë hyrë 3 persona, dhe Ervini sapo ka parë këta persona është ngritur nga tavolina dhe i ka takuar te banaku. “Rreth 1-2 minuta më pas, në lokal kanë hyrë 2 persona të tjerë, njëri nga personat e sapofutur, ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe na është drejtuar te tavolina ku ishim ulur me fjalët ...mos të lëvizi njëri se do t’ju q.....robt......”

Në këtë moment Hoti thekson se është ngritur nga karrigia për të ikur por personi që mbante armën në dorë i është drejtuar me fjalët ...mos lëviz... “Në këtë moment njëri nga të 5-të personat që janë futur në lokal ka thënë fjalët ...Çfarë problemi ke që shikon...”.

‘Personi i cili mbante armën në dorë (Fabiol Gaxha) është afruar te tavolina dhe kapi nga qafa Jolin (Komandoja) dhe u konfrontua fizikisht me të, unë u shtriva barkas poshtë tavolinës dhe aty dëgjova disa krisma arme, dhe pas përfundimit të krismave dola nga lokali dhe u largova i vetëm në drejtim të automjetit parkuar përballë shkollës “Petro Nini Luarasi”’ vijon më tej ai.

Hoti shprehet më tej se “Ervin Matën e njoh në marrëdhënie pune, e kam takuar gjithsej rreth 3-4 herë dhe jam njohur me të rreth 3-4 muaj më parë. Në tavolinë isha i ulur te këndi afër më Ervin Matën, Tan Allushin, dhe përballë ishte Ervini me Jolin’.


Lajmi kryesor:

Vrasja në ish-bllok, si ndodhi përplasja për këngëtaren Elvana Gjata: Mos lëvizni se do tju q* robt


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite