TIRANE - Dy ditë pas arrestimit në fshatin Pinet të komunës Ndroq, Xhavit Biduli, ka dalë para togave të zeza në Gjykatën e Tiranës. 59-vjeçari është lënë në burg dhe pse avokati i tij ka kërkuar një masë lehtësuese për klientin e tij.
Organi i akuzës ka kërkuar që për Bidulin të vendoset masa e sigurisë me burg, ndërsa çështja është ende në hetim.
Burime nga Prokuroria, thanë për televizionin A1 REPORT! se nëse do të shihet e nevojshme ndaj minorenes, e cila pretendon që është dhunuar nga 59-vjeçari, do të kryhet dhe një analizë për të vërtetuar ngacmimet seksuale.
Xhavit Biduli u arrestuar dy ditë më parë nga forcat e komisariatit numër 6 në kryeqytet. Ai përballet tashmë me drejtësinë dhe akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me dhunë ndaj të miturve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com