Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7-vite burg ish-efektivit e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare. 63-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për të pandehurin, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.
Ish-efektivi i policisë Kol Kola u arrestua nga policia në muajin maj, pas denoncimit të bërë nga një 13-vjeçare. E mitura deklaroi se polici e kishte marrë në makinë dhe dërguar në një apartament në qytetin e Lezhës dhe kishte tentuar të kryeje marrëdhnie seksuale. Menjëherë pas denoncimit Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nën drejtimin e Prokurorisë nisen hetimet.
Pas verifikimeve përmes provave shkencore dhe pamjeve filmike u provua se ka element të veprës penale dhe prokuroria kërkoi menjëherë ndalimin e policit. Në përfundim të hetimeve, prokurori Françesk Ganaj doli në konkluzionin se Kol Kola me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, “duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në makinë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim, duke kryer veprime të turpshme me të.
Ndërkohë vetë i pandehuri i ka mohuar në vazhdimësi akuzat, duke e konsideruar ngjarjen inskenim. Kol Kola ka qenë pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh në disa zona të Qarkut të Lezhës.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.4%
-
Të gabuar
55.4%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
-
Mirditë/ Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, vihet në pranga 37-vjeçari
21 Janar, 11:46
-
Lezhë/ Hapi llogari në TikTok dhe fyente një të re dhe familjarët e saj, shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Shkodra (EMRI)
21 Janar, 11:26
-
Stadiumi “Besëlidhja” do shembet! Ndreu: Në vend të tij, parking nëntokësor! Nëse nuk financon Qeveria, Bashkia e Lezhës do kërkojë kredi
20 Janar, 11:48
-
‘Veri-jug’ reportazh në Reps të Mirditës! Jeta mes maleve për 4 mijë banorë dhe harresa për blegtorët
19 Janar, 14:16
-
Kurbin/ I dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm, në pranga 53-vjeçari me 4 emra
19 Janar, 11:57
-
Lezhë/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit (EMRI)
18 Janar, 11:59
-
Përplasja me armë zjarri në Kallmet, Gjykata e Lezhës dënon me 6.6 vite burg ish kreun e Njësisë Administrative dhe 20 vite për Altin Markun
18 Janar, 08:54
-
Lezhë/ Përkujtimi i veçantë për 557-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, inskenohet ‘Gjama e burrave’
17 Janar, 13:48
Duke e njohur nga afer kete tip,do thoja vetem qe ka ardhur momenti te laje paftyresine qe nder vite e ka ndjekur kte e djemt e tij.Me vjen keq per pjesen tjetet te familjes! Por KARMA vepron nje dite????
PërgjigjuSa e sa femna tjera do ket perdhunuar ky moster kalbeni ne burg
PërgjigjuDrejtesi e korruptuar.