Ngacmimet seksuale janë aq të zakonshme në vendin tonë sa mund të bien pre e tyre kudo, në rrugë, në transportin publik, apo dhe në punë.
Pre e ngacmimit seksual sot ka rënë një 24 vjeçare në Sarandë. Në pranga ka rënë 32 vjeçari nga Tirana i cili dyshohet ta ketë ngacmuar të renë.
"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 24 vjeçare", thotë policia.
Policia nuk jep detaje të tjera mbi rastin, si ka ndodhur dhe kush e ka denoncuar. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.