GREQI- Një 65-vjeçar shqiptar është dënuar nga gjykata greke me burg, pasi është shpallur fajtor për ngacmim seksual dhe gjeste të turpshme ndaj një djali 5-vjeçar (në atë kohë). Ai u dënua me 18 muaj burg, në mungesë dhe pa pasur fuqi ankimimi.
Sipas mediave vendase, i mituri ishte djali i një shoku të 65-vjeçarit, po ashtu shqiptar, me të cilin kishin miqësi dhe jetonin pranë njeri-tjetrit në Volo.
Autori nga shkurti-maj të vitit 2017 kryente veprime të turpshme me 5-vjeçarin, të cilin e merrte nga kopshti pasi mbaronte.
Kanë qenë mësuesja e kopshtit ajo që e ka zbuluar këtë incident. Ajo ka qenë edhe njëra prej dëshmitareve në gjykatë ku theksoi faktin se i vogli nuk dëshironte të ikte me 65-vjeçarin, kur vinte ta merrte nga shkolla.