Ngadalësohet kreditimi, Fullani:
Ekonomia e plogësht, inflacioni i ulët
Në Raportin e Politikës Monetare për 3-mujorin e tretë të vitit, Banka e Shqipërisë konfirmoi plogështinë e ekonomisë dhe presionet e ulëta inflacioniste.
TIRANE- Në Raportin e Politikës Monetare për 3-mujorin e tretë të vitit, Banka e Shqipërisë konfirmoi plogështinë e ekonomisë dhe presionet e ulëta inflacioniste. Në 3-mujorin e tretë, inflacioni, që pritet të jetë i ulët edhe në vijim, rezultoi 1.5%. Inflacioni, që ka ardhur kryesisht nga ushqimet, është një pasqyrë e pasigurisë konsumatore. Ndërkaq, rritja ekonomike ishte 1.1% në 3-mujorin e dytë të vitit 2013, e mbështetur kryesisht nga kërkesa e sektorit publik, ndërkohë që komponentët e tjerë rezultuan të dobët. Kontributi i sektori prodhues gjeneroi një rritje të aktivitetit ekonomik prej 2.3 pikë përqindje në reflektim të rigjallërimit të përkohshëm të aktivitetit ndërtues, të kombinuar me rritjen me ritme më të ulëta të prodhimit bujqësor dhe atij industrial.
Megjithatë, rritja ekonomike gjatë vitit 2013 pritet të mos jetë e lartë. Kjo për arsye se kërkesa e brendshme nuk po tregon shënja pozitive. Po ashtu edhe kërkesa e jashtme së bashku me kontributin e sektorit publik nuk janë në ngritje. Sipas anlizës të përbërësve kryesorë të kërkesës nga Banka e Shqipërisë konstatohet se kërkesa e brendshme mbetet e dobët për shkak të mosrritjes së të ardhurave të disponueshme, shtrëngimit të burimeve e financiare dhe pasigurinë që individët ndjehen për të ardhmen. Gjithashtu, kërkesa e huaj, që ka qenë një faktor kryesor i rritjes ekonomike të vendit, pritet të bie.
KrediaGjatë muajve korrik dhe gusht ecuria e kredisë për biznese nuk është përmirësuar. Gjatë kësaj përiudhe teprica e saj është zvogëluar me rreth 10 miliardë lekë. Ndërsa në fund të muajit gusht ajo ishte 3% më e ulët së sa një vit më parë. Kjo ka ardhur për shkak të kushteve të shtrënguara të ofertës si edhe të kërkesës së ulët të bizneseve për kredi. Nga ana tjetër,kredia hipotekare është shfaqur më e dobët në muajt korrik dhe gusht në krahasim me 3-mujorin e dytë të vitit. Rritja vjetore e saj është ngadalësuar në mesatarisht 1.1% në këta dy muaj, nga 1.3% që shënonte në fund të 3-mujorit të dytë të vitit. Kredia për individë u tkurr gjatë këtyre dy muajve, me rreth 1.4 miliardë lekë.
Shkrimi u publikua sot (22.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.9%
-
Jo
61.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 826
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lideri i rebelëve Houthi: Po vazhdojmë sulmet Izraelit, ne bëjmë gjithçka për palestinezët
28 Nëntor, 16:18
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
GJNP mund të revokojë urdhrat e arrestit ndaj Netanyahut dhe Gallant nëse Izraeli kryen një hetim serioz
28 Nëntor, 16:12
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor, 16:05
-
De Rossi: E kanë gabim, të gjithë duan të imitojnë Guardiolën! Në Itali më i miri Gasperini
28 Nëntor, 16:00
-
Mark Zuckerberg darkon me Donald Trump në Mar-a-Lago
28 Nëntor, 15:58
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55
-
Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët
28 Nëntor, 15:43
-
Tiranë/ Nuk lejonin firmën të vendoste shtyllën e tensionit, 1 në pranga dhe 2 nën hetim! Njëri spërkat veten me lëndë djegëse, Policia e ndalon
28 Nëntor, 15:36
-
Mancini pendohet për largimin nga Italia: Ndikuan paratë arabe, doja Kupën e Botës
28 Nëntor, 15:36
-
FOTOT/ ‘Kuqezi në ajër’, surpriza e pilotëve dhe stjuardesave për udhëtarët në ditën e Pavarësisë
28 Nëntor, 15:26