Një 46 vjeçare angleze ka ngelur e habitur kur ka hapur postën e saj, dhe në vend që të gjente shampot që kishte porositur, ajo ka gjetur brenda kutisë 20 pasaporta amerikane.
DHL e cila kishte ngatërruar etiketat ka ngatërruar postën duke i dërguar Nicole Mitchell dokumente konfidenciale. Pasaportat kishin si destinacion njësinë 'OYP' në Ambasadën Amerikane në Londër.
Menjëhëre Mitchell ka lajmëruar policinë, dhe një punonjës i ambasadës amerikanë ka arritur në shtëpinë e saj në veriperëndim të Londrës dhe ka marrë pasaportat amerikane.
Komento