Ngatërresa 'naive' e Lulzim Bashës me vetingun politik
Vetingu selektiv i Lulzim Bashës i përqëndruar vetëm në kufijtë e vjetër ligjorë të dekriminalizimit, është në fakt një amnisti e kamufluar për të gjitha maskarallëqet financiare, vjedhjet e masakrat e parave publike që janë konsumuar...
Kryetari i PD, Lulzim Basha
Lulzim Basha vazhdon të ngulmojë se na duhet urgjentisht një veting për politikën. Si të thuash, nis papritur të bërtasë në publik për një sëmundje 30 vjeçare të sistemit: korrupsionin e politikës. Pardon! Jo korrupsionin, por lidhjet me krimin! Jo hajdutllëkun, por miqësitë dhe flirtet e politikanëve me të fortë e kriminelë!
Ky është propozimi “a la carte” i zotit Basha për të bërë pastërtinë e racës së politikanëve shqiptarë. Edhe dje ai vazhdoi t’i mëshojë idesë se duhet pastruar vetëm një rrethanë e zullumit politik, afrimiteti me krimin. Dhe duhet pastruar vetëm brezi i parë i fajtorëve, vetë politikanët. Nuk duhet parë e hetuar kësisoj, as korruptimi i hatashëm i politikës, as paratë e fshehura nëpër banka e skuta që një dreq i di, por nuk duhen prekur as të afërmit, të cilët janë shumë shpesh bartësit e interesave e përfitimeve direkte të klasës politike në Shqipëri.
Vetingu selektiv i Lulzim Bashës i përqëndruar vetëm në kufijtë e vjetër ligjorë të dekriminalizimit, është në fakt një amnisti e kamufluar për të gjitha maskarallëqet financiare, vjedhjet e masakrat e parave publike që janë konsumuar në një çerek shekulli në piramidën e shtetit shqiptar. Të thuash se po largoj nga politika ata që kanë dalë në foto me një kriminel (vetë Basha është akuzuar nga pozita për diçka të tillë), por nuk do të prek me dorë malin e interesave të pista, parave te dyshimta, vilave, bizneseve e pronave të politikës, do të thotë ta lesh të paprekur gangrenën shqiptare.
Të fortët me nga pesë-gjashtë emra të parlamentit të shkuar ikën nga politika. Dolën nga dera e saj ashtu siç hynë: rastësisht e pa lënë asnjë gjurmë. Puna është si të nxjerrim nga ajo sallë dhe nga të gjitha sallat e politikës ata që duke pasur një emër të vetëm, janë zhytur në llum e korrupsion shumëvjeçar, duke helmuar sistemin me shembullin dhe praninë e tyre.
Këtë Lulzim Basha nuk e thotë. Nuk i leverdis ta thotë mesa duket./java news/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
Dhe ata qe kane nje mere te vetem jane Berisha Basha Mediu. Vrases gjaftohte . I kane te lyer durt me gjak
Përgjigju