Një e moshuar 83-vjeçare që donte të shkonte në Athinë nga Aeroporti i Nurembergut, gabimisht është dërguar në Aeroportin e Tiranës. Rasti i së moshuarës është publikuar nga gazeta gjermane Bild.
E moshuara e cila ishte në një karrocë me rrota dhe fluturimin e së cilës e kishte prenotuar djali që e priste në Athinë, u gjend papritur në aeroportin e Tiranës, pa ditur se ku të shkonte.
Krejt e shqetësuar pasi gjendej jo në aeroportin e Athinës, 83-vjeçarja mori në telefon të bijën në Gjermani. Më pas shërbimi në aeroportin e Tiranës e pikasi atë dhe e ndihmoi, megjithëse e moshuara nuk fliste as gjermanisht dhe as anglisht.
Ajo u dërgua në një hotel pranë aeroportit, në pritje të fluturimit për në Athinë ku e priste i biri.
Ndërkohë janë duke u shqyrtuar rrethanat e rastit për të zbardhur arsyen e zbritjes së të moshuarës në aeroportin e gabuar.
As gjermanisht,as anglisht,i bie te ishte greke perderisa e priste dhe i biri ne Athine.Fajin duhet t'a kene stjuardesat,perderisa zonja ishte me karroce dhe zakonisht personat ne karroce shtyhen nga stjuardesat ne avion dhe kur jane ne aeroport shtyhen nga personel aeroporti i caktuar per kete pune posacerisht.E di kete nga pervoja personale.Nena ime ka udhetuar vetem shume here me avion dhe perdor karrocen qe te mos humbe e ngaterohet,di pak anglisht,por gjithemone i kam dhene porosi qe per cdo problem t'ju drejtohet policeve te aeroportit.Por ne rastin e kesaj zonjes eshte plotesisht faji i personelit.
Përgjigju