Ngatërrimi i himinit në ndeshjen Francë-Shqipëri/ Macron mesazh Ramës: Gabim i patolerueshëm

Presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për ngatërrimin e himnit shqiptar me atë të Andorrës, duke e quajtur gabim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit. Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptare dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjesë të sinqertë. Kryeministri Rama nga ana e tij e ka çmuar gjestin e Presidentit te Francës, duke e falenderuar atë për mesazhin e tij, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.

Rama gjithashtu ka vlerësuar edhe mesazhin e ndjesës nga vetë Federata Franceze e Futbollit si dhe nga mediat franceze të cilat shkruan mbi këtë gabim të ndodhur gjatë ndeshjes. Ai ka përgëzuar kombëtaren franceze për fitoren e ndeshjes së mbrëmjes së djeshme duke shprehur gjithashtu se uron të shohë të dy ekipet të shfaqen denjësisht në ndeshjen e kthimit e cila do të hapë edhe dyert e Arenës Kombëtare, duke konfirmuar se stadiumi 'Arena Kombëtare do të jetë gati brenda datës 17 Nëntor 2019, kur do të zhvillohet pikërisht kjo ndeshje kthimi.

Sfida  e djeshme nisi me një skandal, pasi organizatorët ngatërruan himnin e Shqipërisë, duke luajtur atë të Andorra-s, por kuqezinjtë nuk pranuan që të fillonte ndeshja deri në momentin që u luajt himni i saktë.

Ndërkohë që nuk mbaroi këtu, pasi gabimi i radhës ka qenë nga fonia e stadiumit. Pasi është sqaruar gabimi me himnin, fonisti francez vendosi të kërkojnë falje, por sërish bëri një gabim. Zëri që u dëgjua në altoparlantët e stadiumit, u kërkonte falje tifozëve të Armenisë, jo të Shqipërisë duke sjellë vërshëllimat e tjera të tifozëve shqiptarë në shkallët e stadiumit “Stade de France”.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 08/09/2019 19:20

    Qelbsinat

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 08/09/2019 14:38

    SA PARE BO ? PANIKUN E KRIJUAN ME ATE INCIDENT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025