Shqipëria u shkatërrua me rezultatin e thellë 4-1 në Paris përballë Francës në ndeshjen e vlefshme për grupin H të 'Euro 2020'. Sfida nisi me një skandal, pasi organizatorët ngatërruan himnin e Shqipërisë, duke luajtur atë të Andorra-s, por kuqezinjtë nuk pranuan që të fillonte ndeshja deri në momentin që u luajt himni i saktë.

Ndërkohë që nuk mbaroi këtu, pasi gabimi i radhës ka qenë nga fonia e stadiumit. Pasi është sqaruar gabimi me himnin, fonisti francez vendosi të kërkojnë falje, por sërish bëri një gabim. Zëri që u dëgjua në altoparlantët e stadiumit, u kërkonte falje tifozëve të Armenisë, jo të Shqipërisë duke sjellë vërshëllimat e tjera të tifozëve shqiptarë në shkallët e stadiumit “Stade de France”.

Gafat dhe skandalet më pas ia lanë radhën ndeshjes, që u dominua nga vendasit që shënuan plotë katër gola me Coman dy herë, Olivier Giroud dhe Jonathan Ikone. Megjithatë ashtu sikur rezistuan për himnin, kuqezinjtë nuk golën pa golin e nderit që u shënua nga Sokol Cikalleshi.

Një përgjegjësi të madhe për humbjen ka padyshim trajneri Reja, sidomos për vendosjen e Roshit në fushë.Pas pesë ndeshjeve në grup, Franca, Islanda dhe Turqia kanë nga 12 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e katërta me 6 pikë, e ndjekur nga Moldavia me  3 dhe Andorra me 0 pikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Shqipëria shënon golin e nderit në Francë


Në minutën e 90 të ndeshjes Shqipëria shënoi golin e nderit. Ishte Sokol Cikalleshi që fitoi një penallti, të cilën e ktheu vetë në gol duke marrë duartrokitjet e tifozëve kuqezi që ndodheshin në stadium.

Ora 22:36
Festival francez, 'gjelat' u bëjnë poker 'shqiponjave' (Goli i katërt)


Në minutën e 85-të Franca shënoi golin e katërt të ndeshjes me Jonathan Ikone

Ora 22:25
Shqipëria pa busull, Franca shënon edhe golin e tretë (VIDEO)


Kingsley Coman shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Francën në minutën e 68 duke vulosur fatin e ndeshjes. Francezët vallëzojnë në fushë përballë një Shqipërie pa busull, ndërsa ndërhyrjet e trajnerit kuqezi me zëvendësimet nuk kanë sjellë asgjë.

Ora 21:38
Fati shpëton Shqipërinë nga goli i tretë, Grizman gabon nga penalltia (VIDEO)


Në minutën e 35-të të ndeshjes, Antoine Griezmann gaboi nga pika e penalltisë, pasi topi u ndal nga traversa duke shpëtuar Shqipërinë nga goli i tretë.

Ora 21:22
Gabojmë sërish, Franca shënon golin e dytë, kuqezinjtë komplet të çorientuar (VIDEO)


Franca shënon edhe golin e dytë kundër Shqipërisë, këtë herë me autor Olivier Giroud në minutën e 27. Goli shuan shpresën e kuqezinjve për pikë në Paris.

Ora 21:08
Ja si Franca çau murin kuqezi dhe na ndëshkoi (VIDEO-GOLI)


Francës i kanë mjaftuar vetëm 8 minuta për të kaluar në avantazh kundër Shqipërisë me Coman, që na ndëshkoi pas një vendosje të gabuar në mbrojtje.

Ora 21:05
Jo vetëm himni, zbulohet gafa e dytë e francezëve kundër Shqipërisë


Himni nuk ishte skandali i vetëm i organizatorëve francezë në ndeshjen përballë Shqipërisë. “L’Equipe” ka zbuluar një tjetër skandal. Gabimi i radhës ka qenë nga fonia e stadiumit. Pasi është sqaruar gabimi me himnin, fonisti francez vendosi të kërkojnë falje, por sërish bëri një gabim. Zëri që u dëgjua në altoparlantët e stadiumit, u kërkonte falje tifozëve të Armenisë, jo të Shqipërisë duke sjellë vërshëllimat e tjera të tifozëve shqiptarë në shkallët e stadiumit “Stade de France”.

Ora 21:03
Momenti kur himni shqiptar u ngatërrua nga Franca, kuqezinjtë s'pranojnë të luajnë (VIDEO)

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nuk nisi sikur ishte planifikuar, por me një gafë nga vendasit për shkak të himnit. Në momentin e këndimit të himnit të Shqipërisë nuk është vendosur himni kombëtar i kuqezinjve, por një tjetër, ai i Andorrës. Menjëherë kanë reaguar lojtarët kuqezi, të cilët refuzuan t’u japin dorën lojtarëve francezë dhe të nisin ndeshjen duke kërkuar që himni të luhej i saktë. Pas disa minutave vonesë është luajtur himni i saktë.

Gjyqtarët duke u konsultuar me organizatorët pas gafës