Gafa në 'Stade de France'/ Ironia e ambasadorit shqiptar: Shpresojmë të mos luhet himni jonë në ndeshjen Francë-Andorra

Gafa në 'Stade de France'/ Ironia e ambasadorit shqiptar: Shpresojmë të mos luhet himni jonë në ndeshjen Francë-Andorra

Një gabim njerëzor, e ka quajtur ambasadori i Shqipërisë në Francë Dritan Tola, atë çfarë ndodhi në "Stade de France" në ndeshjen Francë-Shqipëri, por nuk i ka kursyer as ironitë.

Ai vlerësoi faktin që zyrtarët e lartë francezë kërkuan falje për gabimin e bërë, ku në vend të himnit shqiptar u luajt ai i Andorrës, teksa theksoi se kjo gjë nuk ndikon absolutisht në marrëdhënien e mirë mes dy vendeve.

 “Ishte një incident fatkeq. Gabimi i bërë ishte njerëzor dhe gabimet mund bëhen kudo. E vlerësoj reagimin e lojtarëve të ekipit kombëtar që nuk pranuar, në sensin e mirë të fjalës, të nisnin ndeshjen pa u luajtur Himni Kombëtar. Falenderoj popullin francez dhe zyrtarët e lartë, të cilët kërkuan falje për gabimin. Kjo është një shenjë e miqësisë së sinqertë midis francezëve dhe shqiptarëve dhe ne i falenderojmë shumë ata”, u shpreh për “Radio France” ambasadori Tola.

Intervistën ai e mbylli me nota ironike.

“Të shpresojmë që ndeshjen e ardhshme që Franca ka me Andorrën të mos luhet himni i Shqipërisë”, përfundoi ambasadori Tola.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!