Barcelona sonte ka bërë një hap fals duke barazuar me Valencian me rezultatin 1-1.
Nga barazimi ka përfituar Sevilja, e cila pas fitores 2-1 me Celta Vigo është ngjitur në krye të klasifikimit pas 8 ndeshjeve të para në kampionat.
Sevilja ka 16 pikë, Barcelona dhe Atletiko Madrid nga 15 dhe Reali i Madridit 14 pas hapit fals mbrëmë.
Në Itali, Interi dhe Napoli kanë fituar ndeshjet e radhës, por Juve vijon e qetë kryesimin, ndërsa në Angli super sfida mes Liverpool dhe Manchester City ka përfunduar 0-0.
Komente

