"Ngec" reforma në drejtë, PD 
 braktis tryezën e ekspertëve

 braktis tryezën e ekspertëve">
Ekspertët e Partisë Demokratike nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e ekspertëve për Reformën në Drejtësi. Mbledhja e komisionit, e planifikuar për tu zhvilluar paradite është shtyrë si rezultat i mungesës së ekspertëve të djathtë. Burime pranë PD thanë për “Shqiptarja.com” se ekspertët e opozitës kërkojnë që fillimisht t’i jepet zgjidhje me konsensus çështjeve të lënë pezull gjatë mbledhjes s veçanërisht çështjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjen e funksionarëve të lartë të drejtësisë, sipas një formule jashtë ndikimit politik të mazhorancës aktuale dhe që siguron pavarësinë e tyre.

“Pa u siguruar zbatimi i përpiktë i rekomandimeve të Komisionit të Venecias për çmontimin e mekanizmit që siguron kapjen politike të sistemit, nuk mund të vijohet me rregullime kozmetike në draft”, thanë burime pranë PD.

Opozita kërkon rrëzimin e propozimit që emërimet në institucionet kushtetuese të votohen me 84 vota në Parlament, për shkak se mazhoranca aktuale e ka këtë shumicë të cilësuar, dhe kjo çon në kapjen politike të institucioneve të pavarura. Në propozimet e ekspertëve të PD thuhet se Prokurori i Përgjithshëm, anëtarët e KLD, anëtaret e Gjykatës Kushtetuese të miratohen ose me 93 vota ose opozitës t’i jepet e drejta të përjashtojë 2 kandidatë, siç është modeli i zgjedhjes së kreut të KQZ.

Gjithashtu, ekspertë të tjerë veç Partisë Demokratike, kanë këmbëngulur në nevojën e ruajtjes së parimit të ndarjes së pushteteve duke kërkuar një alternativë tjetër për zgjidhjen e  anëtarëve të institucioneve kushtetuese. Po ashtu, ekspertë të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi kanë propozuar që Venecias t’i dërgohen sërish dy drafte të ndara, por propozimi nuk ka gjetur mbështetje.

Ndonëse Partia Socialiste nuk është përfshirë në këtë debat, nga ana tjetër, është Lëvizja Socialiste për Integrim që duket se qëndrimet e saj janë në unison me atë të demokratëve, për t’i dhënë zgjidhje politike reformës në drejtësi.
 
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska