TIRANE - Një vajzë 23-vjeçare nga Fieri, është hedhur nga kati i 17 i "Sky Tower" në kryeqytet. 23-vjeçarja Iris Belba, e cila ka vendosur t'i japë fund jetës përmes këtij akti ekstrem, mësohet se ishte studente në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë. "Sky Tower" ndodhet në hyrje të zonës së ish-Bllokut në kryeqytet. Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë ngelja në një provim.
Trupi i pajetë i vajzës së re ka rënë në trotuarin para "Sky Tower" dhe para rënies vdekjeprurëse, e reja është përplasur me një shtyllë dritash.
E teksa hetimet mbeten të hapura, ngjarja ka shokuar për afro 30 minuta banorë të kryeqytetit dhe kalimtarë në zonën e ish-Bllokut, ku menjëherë pas ngjarjes njoftuan policinë për çka kishte ndodhur. Të shoqëruar në polici në këto momente ndodhen 2 shoqet e studentes 23-vjeçare e cila u vetëflijua.
Burime nga grupi hetimore bënë me dije për “A1 Report”, se pas ekzaminimit të ambienteve të bar kafes ku vajza ka qëndruar për afro 1 orë është gjetur çanta e saj me sende personale, si dhe telefoni i saj celular.
Aktualisht janë njoftuar familjarët, ndërsa trupi i të resë është dërguar në morgun e kryeqytetit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

(Në foto: 23 vjeçarja Iris Belba dhe trupi i pajetë pas hedhjes nga ndërtesa) Foto të tjera
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, policia thotë se vajza ka hyrë e vetme në ambjentet e "Sky Tower" dhe është hedhur nga tarraca e Kullës. Gazetarët e "A1 REPORT" mësojnë se Iris Belba është me origjinë nga Fieri, por jetonte në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë.
Menjëherë pas mësimit të ngjarjes tragjike në vendngjarje ka mbërritur mikja më e ngushtë e 23-vjeçares. Ajo është shoqëruar nga forcat blu të kryeqytetit për të dhënë dëshminë e saj dhe për të mësuar nëse Iris Belba ishte e vetme apo ndoshta në një nga kafet e "Sky Tower" atë mund ta prisnin persona të tjerë.
/Shqiptarja.com

FOTO