Nishani ia doli të ulë sot në orën 10:00 përballë Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, por pas 'ngujimit' 3 orësh ballë për ballë ne zyrën e tij, rezultati nuk ishte 'tymi i bardhë".
"Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj. Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromis", u shpreh Presidenca, mbi 1 orë pas përfundimit të takimit.
Në këtë tryezë të thirrur nga Presidenti, Kryeministri Edi Rama zgjodhi te kishte në krah me Gramoz Ruçin kurse kryeopozitari Basha, Edi Palokën. Rama mbërriti më këmbë i përpikte në orën 10:00 paradite, kurse Basha 5 minuta me vonë me makinën e tij.
Tryeza e bisedimit nisi në orën 10:10 dhe i pari që la Presidencën duke e konsideruar takimin e mbyllur ishte Rama në orën 13:10 minuta. Basha e la Presidencën 40 minuta më pas. Kjo tryezë e sotme ishte përpjekja e disatë për të gjetur një zgjidhje, që Partia Demokratike të futet në zgjedhje, pasi ka bojkotuar procesin.
[gallery]22075[/gallery]
Ora 17:00 Rama takon ambasadorin Lu dhe ambasadorët e BE
Kryeministri Edi Rama po zhvillon në këto momente një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ata të vendeve të BE, përfshirë edhe Romana Vlahutin.
Takimi i Ramës me ambasadorët vjen pas tryezës së organizuar nga Presidenti Nishani për t'i dhënë zgjidhje ngërçit politik.
Gjatë kësaj tryeze, Rama i bëri një tjetër lëshim opozitës, duke i ofruar postin e Zv/kryeministrit dhe disa pozicione zv/ministrash në kabinet.
Ora 16:15 Pas ofertës së Ramës, Basha shkon te zyra e Berishës
Lulzim Basha ka mbërritur në zyrën e Sali Berishës në këto momente.
Tashmë është ritual i kryedemokratit që pas çdo zhvillimi politik për zgjidhjen e ngërçit, ai shkon te zyra e Berishës.
Pas tryezës me Ramën, e organizuar nga presidenti Nishani dhe takimit me aleatët në selinë blu, Berisha ka mbërritur në zyrën e Berishës.
Takimi mësohet se ka zgjatur shumë pak, ndërsa mësohet se në fokus ka qenë oferta e re e Ramës për t'i dhënë opozitës postin e zv/kryeministrit dhe disa zv/ministra. Kryetari i PD ende nuk është prononcuar zyrtarisht për këtë lëshim të radhës të shumicës parlamentare.
Ora 16:05 Burime: Rama i ofroi Bashës postin e zv/kryeministrit
Burime pranë tryezës së organizuar nga Presidenti Bujar Nishani me krerët e politikës, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha, bëjnë të ditur se maxhoranca ka bërë një ofertë të re me opozitën.
Sipas burimeve, Rama i ka ofruar Bashës postin e zv/kryeministrit dhe disa zv/ministra nga radhët e PD. Nuk dihet ende se cila do të jetë përgjigja e Lulzim Bashës pas kësaj oferte të re të maxhorancës, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik dhe futjen e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit.
Ora 15:50 Zbulohet arsyeja pse Basha qëndroi 50 minuta me Nishanin
Kreu i PD, Lulzim Basha qëndroi në Presidencë, pas takimit me Edi Ramën, rreth 50 minuta. Burime pranë Presidencës bënë të ditur për Shqiptarja.com se Basha zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e PPE, Joseph Daul, në prani të kreut të shtetit, Bujar Nishani.
Ora 14:45 Idrizi: Palët të bëjnë lëshime për të gjetur një zgjidhje
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka përshëndetur dialogun mes kreut të qeverisë Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha, edhe pse e ka cilësuar atë si të vonuar.
Në reagimin e tij, Idrizi thekson faktin që është një shenjë e mirë që dialogu mes palëve për zgjidhjen e krizës politike, erdhi nga presidenti dhe jo nga ndërkombëtarë. Gjithashtu ai shprehet se palët duhet të bëjnë lëshime reciproke për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik që ka prekur vendin prej 74 ditësh.
Sipas tij, është koha e duhur për të odruar një zgjidhje.
Ora 14:30 Deklarata e Presidences: Po punojme per gjetjen e nje zgjidhje
Rreth 1 ore e 20 minuta nga perfundimi i takimit Rama-Basha, Presidenca doli me nje njoftim zyrtar mbi cfare u diskutua ne takim. Deklarata konfirmoi gjithashtu se palet nuk kane arritur zgjidhje dhe se Presidenti po vijon ende perpjekjet per te mbajtur kontakte me palet per gjetjen e kesaj zgjidhjeje.
"Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani sot u zhvillua një takim midis Kryeministrit të vendit z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës z. Lulzim Basha.
Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj.
Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi", citon Presidenca duke publikuar kete fotografi.
(Foto e Presidences mbi takimin, Rama-Basha)
Ora 14:25 Lulzim Basha mbledh aleatët e PD
Pas takimi me Ramen ne Presidence, kreu i PD ka mbledhur aleatet e PD-se.
Ora 14:00 "Dështimi i tryezës" Rama-Basha Ruçi takohet me Metën
Pas takimit Rama-Basha me Presidentin në detyrë Nishani, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi është takuar me presidentin e sapozgjedhur, Ilir Meta.
Ora 13:55 Pritet të ketë një takim tjetër pasdite në nivel ekspertësh mes dy forcave politike
Ora 13:50 Basha largohet nga Presidenca, 40 minuta pas perfundimit te takimit me Ramen
Ndërsa pasi është larguar nga Presidenca, Basha nuk shkoi në çadër, por është drejtuar për në selinë e PD-së.
Ora 13:45 Nuk arrihet asnje marreveshje Rama-Basha te Nishani
Burime për Shqiptarja.com bene te ditur se pavaresisht debatit 3 ore ne prani te Presidentit, nuk pati marreveshje mes Rames e Bashes.
Ora 13:30 Basha ende ne Presidence me Nishanin
Pavaresisht se takimi zyrtar u mbyll, kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet ende ne Presidence.
Ora 13:15 Nuk arriti marrëveshje me Bashën te Nishani, Rama përshëndet me 2 gishta
Zgjodhi që itinerarin e rrugës, Kryeministri-Presidencë-Kryeministri ta bënte më këmbë, pa makinë. Duke zgjedhur të presë në semafor, të ecë mbi trotuar, kryeministri Edi Rama i sapodalë nga takimi 3 orësh me kundërshtarin politik Lulzim Basha, i drejtohet kryeministrisë. Kur ndodhet aty në kapërcyell të rrugës ku ndahet kryeministria nga çadra e protestuesve të PD, Rama thirrjeve të tyre iu përgjigjet me një përshendetje me dy gishta.
Gjatë gjithë kësaj kohe ai shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, me të cilin mori pjesë dhe në diskutimin me Bashën, takim nga ku u mësua se nuk pati ndonjë marrëveshje.
Ora 13:10 Perfundon takimi Rama-Basha 180 minutash ne Presidence
Ashtu siç erdhi i pari, po i pari Rama lë godinën e Presidentit. Kryeministri nuk pranon të dalë me makinë, por ecën më këmbë bashkë me Gramoz Ruçin.
(Momenti kur Rama del i buzeqeshur nga Presidenca)
(Rama e Ruci duke u larguar nga Presidenca)
Ora 10:10 Nis takimi Rama-Basha ne Presidence me Nishanin
Në tryezë Rama ka në krah Ruçin kurse përballë tij qëndron Basha Palokën. Në krye të tryezës qëndron Presidenti Nishani. Ajo që bie në sy janë dosjet që palët kishin me vete ndërsa në tryezë për të shuar ‘ethet’ e takimit ka vetëm shishe ujë, që asnjë prej politikanëve nuk i ka kursyer por i kanë konsumuar që në nisje të takimit.
Teme diskutimi paketa e propozimeve te Mc Alluster
Shqiptarja.com mëson se palët diskutuan mbi Paketën me propozime të David McAllister.
Dokumenti që McAllister i ofroi Bashës përmbante tre pika, siç zbuloi vetë mbrëmë kreu i PD:
1: Shtyrja e zgjedhjeve me 16 korrik.
2: Zëvëndësimi i katër ministrave te kabinetit Rama me persona teknik të zgjedhur nga Rama dhe të aprovuar nga opozita.
3: Dhe një paketë për zgjedhje me konsensus të Presidentit te Republikës, të Avokatit të Popullit, kalimin e kryetarit të KQZ opozites, por jo shumicën në KQZ, dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE, pjesëmarrje te OJQ-ve në gjithë këtë proces.
Ora 10:05 Basha me Palokën hyn në Presidencë, mbërrin 5 minuta me vonesë
Kryeopozitari Lulzim Basha ka hyrë në Presidencë i shoqëruar nga Edi Paloka. Ndryshe nga Rama, Basha ka mberritur ne tek Kreu i Shtetit me makine.
Ora 10:00, Rama i përpiktë në orar, hyn në Presidencë me Ruçin
(Rama e Ruci duke iu drejtuar Presidences)
Në orën 10:00, kryeministri Edi Rama ka hyrë në godinën e Presidencës i shoqëruar nga Gramoz Ruçi. Bashke rruges me ta ka qene dhe Sekretari Engjell Agaçi, por ky i fundit me pas u shkeput duke lene dyshen te hyjne ne Presidence.