Ngërçi, Duka: Prag marrëveshje
votimi elektronik humbi sensin

Ngërçi, Duka: Prag marrëveshje<br />votimi elektronik humbi sensin
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaron se palët janë në prag të marrëveshjes politike, që do t'i jepte fund ngërçit politik. 

Komentet e tij, Duka i ka bërë gjatë Asamblesë Kombëtare të PAA, ku i ka njohur anëtarët e saj me situatën politike dhe qëndrimin e kësaj force politike, lidhur me situatën që po kalon vendi.

Duka u shpreh se tashmë ka nisur puna për arritjen e pikave të përbashkëta në mënyrë që vendi të dalë nga kriza, ndërsa theksoi se votimi elektronik, i kërkuar me insistim nga Lulzim Basha, ka humbur sensin për këto zgjedhje parlamentare.

Sipas Dukës, kjo edhe për shkak të pamjaftueshmërisë kohore për të futur teknologjinë në zgjedhje. 

"Jo shtyrje të zgjedhjeve me një vit"
Duka shprehet skeptik edhe për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, duke theksuar se ato s'mund të lihen për pas një viti.

Megjithatë, Duka theksoi se opozita duhet të jetë e unifikuar nëse zgjedhjet bëhen pas 2 apo 6 muajsh.  

"Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin pasi ndërkohë është caktuaar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjiksht me siguri, që nuk mund të kërkojmë një vit.

E rëndësishme është se duket sikur po shkon drejt realizimit. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne. Por sidoqoftë kjo datë a është pas dy muajsh apo pas 6 muajsh e rëndësishme është që ne na gjen të bashkuar dhe në krah të njëri-tjetrit",
u shpeh Duka. 

Deklarata e plotë e Agron Dukës në Asamblenë e PAA
"U mor në shqyrtim paketa MecAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama siç ishte zv/kryeministri etj e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash, pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik.

Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin pasi ndërkohë është caktuaar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjiksht me siguri, që nuk mund të kërkojmë një vit.

E rëndësishme është se duket sikur po shkon drejt realizimit. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne. Por sidoqoftë kjo datë a është pas dy muajsh apo pas 6 muajsh e rëndësishme është që ne na gjen të bashkuar dhe në krah të njëri-tjetrit.

Unë gjykoj sipas mendjes time që jo vetëm në politike, por në biznes, jetë dhe kudo po deshe të dështosh shiheni njëri-tjetrin me dyshim, po deshe të ecësh përpara shiheni njëri-tjetrin me respekt, nuk dua ta huazoj atë fjalën e Metës, por e theme sinqerisht me dashuri"
, u shpreh Duka.
 
Gjatë punimeve të asamblesë së Partisë Agrare Ambientaliste u miratua kooptimi i anëtarëve të rinj të saj, si dhe u darkodësua edhe një herë qëndrimi i PAA në lidhje dhe përkrahjen e opozitës për të arritur që vendi të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Basha do përgjigjet pasdite për ofertën McAllister
Zv/sekretari Amerikan i Shtetit, gjatë takimit që zhvilloi dje me Lulzim Bashën, i la afat atij deri sot në orën 16:00, për të vendosur lidhur me paketën e zv/presidentit të Partive Popullore Europiane, David McAllister.

Takimi Basha-Yee zgjati rreth 90 minuta, ndërsa mësohet nga burime pranë takimit se është dominuar nga fillimi deri në fund nga diskutimet rreth ofertës "McAllister", të cilën kryetari demokrat e refuzoi në tryezën e negocitave të 25 prillit.

Por insistimi i Yee se ky është drafti i vetëm që mund të afrojë kompromisin mes palëve, ka bërë që kryetari demokrat të pranojë afatin e vendosur nga zyrtari i Uashingtonit, për t'u përgjigjur zyrtarisht sot në orën 16:00 se cili do të jetë qëndrimi i opozitës. 

Burimet saktësojnë se diplomati Yee, nuk ka sjellë asnjë propozim apo ofertë të re në tryezën e diskutimit, por ka përgëzuar gatishmërinë e qeverisë për të bërë lëshime pushteti sipas paketës së Brukselit, ku qeveria linte disa ministri, poste në polici dhe kreun e KQZ-së për opozitën në kuadër të rritjes së besueshmërisë së saj në procesin zgjedhor. 

Një ditë më parë, Yee deklaroi pas takimeve me krerët e politikës se SHBA do njohë zgjedhjet e 18 qershorit, edhe nëse opozita nuk merr pjesë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari