Ngërçi në ‘Kushtetuese’, Palmer telefonon Metën! Presidenca: Garantët e Dvoranit morën përgjigje zyrtare

Reagimi i sotëm i Ambasadës së SHBA-së për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, duket se ka ardhur pas një telefonate të gjatë që Zv/ndihmës Sekretari Amerikan, Matthew Palmer, ka pasur me Presidentin Meta.

Bisedën prej 30 minutash mes Metës dhe Palmerit e ka konfirmuar zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili ka saktësuar se kjo bisedë është bërë me kërkesë të zyrtarit të lartë amerikan.

Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj :

Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, me kërkesë të këtij të fundit. Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.

Megjithatë nëse Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar. Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!”,-ka reaguar Tedi Blushi.

Biseda mes Presidentit Meta dhe Zyrtarit të Lartë Amerikan, duket se nuk ka qenë e qetë, e kjo u kuptua në reagimin e parë që pati Presidenca, pas sugjerimit të Ambasadës Amerikane ditën e sotme, që ngërçi në Gjykatën Kushtetuese të dërgohet për opinion në Komisionin e Venecias, e madje ky opinion të respektohet.

Në reagimin e parë të Presidencës,  zëdhënësi i Metës thotë se “garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit”, duke nënkuptuar bisedën 30 minutëshe me Palmerin.

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit. Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”-reagoi Presidenca.

Sugjerimi i Ambasadës Amerikane, erdhi pasi në Gjykatën Kushtetuese u krijua një situatë e paprecedentë ku dy emra janë emëruar për të njëjtin post.

Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias.”-thuhet ndër të tjera në reagimin e SHBA-së.

Ngërçi nisi pas dekretimit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese më 13 tetor të Marsida Xhaferllarit, nga ana e presidentit Ilir Meta. Ky i fundit e bëri emërimin e anëtares së re në tejkalim të afatit 30 ditor që i jep atij Ligji për Gjykatën Kushtetues. 

Më pas këtë vonesë Presidenca e justifikoi me një nen tjetër, po të kushtetutës, ku përcaktohet rendi i emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.  Por nga ana tjetër duke qenë se presidenti nuk veproi deri më 7 nëntor, kur i skadoi afati 30 ditor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) konsideroi se Kreu i Shtetit nuk ushtroi kompetencën e tij, e për pasojë, siç përcakton ligji, automatikisht, shpallet i emëruar kandidati i pari në listë, që ishte zonja Arta Vorpsi.

Kjo situatë ka sjellë një përplasje  mes Presidentit-Kreut të KED-së dhe Mazhorancës. Meta përdori një gjuhë të ashpër për drejtuesin e KED-së duke thënë se ai është kapur nga mazhoranca. Madje Presidenti bëri edhe një kallëzim penal ndaj kreut të KED Ardian Dvorani, e në shumë raste është shprehur se ai ka garantë edhe disa ndërkombëtarë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lipe shtogu: 22/11/2019 00:06

    MOS E NXEH dvoranin ,,o president kallp se te ka ne dore,,se po e nxeve dvoranin ai do jete qe do te veje litarin ne qafe,,..ha,ha,ha,ha,....

    Përgjigju
  • Tedy bear: 21/11/2019 22:25

    Mir ja ke bere, "ja fute" amerikaneve... Cfare plerash mban ky truall. Nejse, shpresoj tju dale per hajer or "firme çizmesh"...

    Përgjigju
  • Ndoi: 21/11/2019 13:07

    IKEN USHTARET E HAJDUTIT META,,,POR ATA PO TI HEQIN NDERKIMBETARET O HAJDUT,,O PRESIDENT LEGEN,,,C'JU DESH JUVE POLITIKA,,Nje COPE FSHATAR...

    Përgjigju
  • Arbêri: 21/11/2019 12:23

    Na e lodhët k.... me trillime o idiot...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja