Aktualiteti politik dhe ‘ngërçi’ qeveri-presidencë/ Islami dhe Patozi në “5 pyetje nga Babaramo: Rama injoroi PS për Cakajn

Aktualiteti politik dhe  ‘ngërçi’ qeveri-presidencë/ Islami dhe Patozi në “5 pyetje nga Babaramo: Rama injoroi PS për Cakajn

Ish-ministri i Jashtëm i PS, Kastriot Islami dhe Astrit Patozi, ish-kryetar i grupit te PD

Përplasja qeveri-presidencë ishte në fokus të emisionit të sotëm të "5 pyetjeve nga Babaramo" në Report TV, ku të ftuar ishin ish-deputetët Kastriot Islami dhe Astrit Patozi. Ish-ministri socialist në qeverinë "Nano" u shpreh se argumentet e Ilir Metës për kthimin e dekretit për Gent Cakajn janë bindëse. Islami komentoi edhe ndryshimet qeveritare, ku sipas tij e "keqja" nuk është larguar. Islami tha se duhet të largohet vetë Rama në mënyrë që të largohet e keqja. Sipas tij, Rama injoroi edhe grupin parlamentar socialist kur bëri propozimin ekstrem sipas tij për të emëruar në krye të diplomacisë një person pa përvojë dhe njëherazi pa dhënë shpjegime për arsyet e këtij propozimi. Ish-kryetari i grupit parlamentar të demokratëve, Astrit Patozi, tha se protesta e studentëve i dha një tjetër hov politikës dhe qeverisjes në Shqipëri. Patozi tha se studentët rrëzuan trecerekun e qeverisë. I ndalur tek situata brenda të djathtës, Patozi tha se lidershipi i Bashës është i dështuar dhe nuk mund të zhvillojë kurrë zgjedhje të lira e të ndershme, fillimisht brenda PD. Patozi tha se ka patur kontakt nga Basha që të rikthehej në PD, por ai ka sqaruar se nga PD është larguar për arsye parimore dhe jo personale, prandaj nuk mund të rikthehet. Patozi paralajmëroi krijimin e një partie të re politike që anon nga e djathta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:15
Patozi: Jam i prirur për një lëvizje të re politike që anon nga e djathta

Ish-kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, tha se është i prirur për t’u bërë pjesë e një grupimi të ri politik, një lëvizjeje që është më afër të djathës, pasi sipas tij, Shqipëria ka më shumë nevojë për një parti të djathtë. “Do isha i prirur për një lëvizje të re politike, të djathtë, se e djathta ka më shumë nevojë. Nëse ka terren do e bëja me shumë dëshirë, në rast se jo do të mbetem shikues i hollë i politikës.”-tha Patozi.

Ora 22:04
Patozi tregon ‘negociatat’ me Bashën për rikthim në PD: Hajde t’i lëmë ça ndodhi, unë jam i realizuar

Ish-kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi tha se ka patur kontakt nga Basha për t’u rikthyer në PD. “Ka patur kontakt, po çfarë rëndësi ka. Hajde ti lemë ça ndodhi ndodhi, por kjo s’është mënyra. Unë s’kam ikur për qejfmbetje personale. Unë jam i realizuar, kam patur karrierë të admirueshme. S’është Patozi problem i PD. Berisha iu tha ejani dhe bëhuni ministra, deputetë, po u fituat, ky thotë jo…eja bashkohuni. Po unë s’shkel se kam ikur për çështje parimore.”-tha Patozi.

Ora 21:43
Zgjedhjet primare në PD, Patozi: Është qesharake, Basha imitoi amerikanët dhe përfundoi në manipulim votash

Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha në Report Tv se PD do të zhvillojë zgjedhje primare për kandidatët e zgjedhjeve lokale, Astrit Patozi thotë se kjo deklaratë është qesharake. Patozi thotë se Basha e nisi me primare dhe më pas përfundoi në zgjedhje pa asnjë standart. “Është qesharake, se Basha ka kohën kundër këtij pretendimi. E nisi me primaret, që PD do imitonte zgjedhjet amerikane. Jo vetëm që se bëri por zgjedhjet që përfunduan në farsë ishin zgjedhje pa asnjë standart dhe përfundoi në një kongres që nuk rakordoheshin votat. Kaloi më pas në sistemin britanik, por këto përralla janë të pabesueshme, sepse PD është kapur 2 herë në manipulim votash, vetë i zoti i punës, dhe një parti që e konsideron formalitet votën nuk mund të pretendojë të ruajë votën. Duke mos demonstruar asgjë modern dhe perëndimore s’mund të premtosh që do të ndrisësh kur të vish në pushtet.”-tha Patozi.

Basha tha se kandidatët për kryetar bashkie do të dalin pas disa zgjedhjeve që do të zhvillohen brenda partisë mënyrë që kandidatët të zgjidhen nga vetë anëtarët e PD. “Po konsultohemi edhe me partitë simotra, që të bëjmë disa primare, në mënyrë që kandidatët për kryetar bashkie të dalin si rezultat i votës së anëtarëve të Partisë Demokratike.”-tha Basha një muaj më parë në studion e “5 pyetje nga Babaramo”.

Ora 21:41
Protesta e studentëve/ Patozi: S’mund të themi se është e dështuar, ndryshoi treçerekun e qeverisë

Ish-kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në studion e “5 Pyetje nga Babaramo”, tha se protesta e studentëve ishte një sukses, dhe se ngjalli panik tek politika, pasi tregoi se shqiptarët janë gati për të ndryshuar sistem. “Nuk di të them që masat e qeverisë ishin të pamjaftueshme, por s’mund të themi që s’ka reagim. Protesta e studentëve s’mund të themi që është e dështuar, se arriti të ndryshojë treçerekun e qeverisë. Protesta krijoi panik politika se shqiptarët janë gati drejt një zhvillimi i ri. Fakti që perceptimi i studentëve se opozita është njësoj me qeverinë është i akumuluar në vite. Studentët kishin arritur në përfundimin se edhe opozita është e kompromentuar. 3 forcat politike janë të sprovuara herët me pushtetin, janë të kompromentuar. Zgjidhja do të ishte nëse opozita do kishte tjetër sjellje.”-tha Patozi.

Ora 21:30
Astrit Patozi: Përfshirja e partive i humbi motivimin protestës studentore

Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi, i ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" komentoi protestën e studentëve për tarifa më të lira studimore dhe investime në universitete e konvikte. Patozi tha se protesta nisi furishëm me entuziazëm dhe motivim kur ishte në dorë të studentëve, ndërsa aktualisht kur në të është përfshirë edhe politika, protesta ka humbur energjinë e ditëve të para. "Protesta tregoi edhe dobësitë, edhe forcën e një qeverie që është e detyruar të ndrydhet. PS ka qenë një parti shumë vitale. Studentët u organizuan spontanisht dhe vijojnë edhe sot ta shprehin revoltën e tyre kundër partive. Sot që po flasim protesta nuk ka të njëjtin sukses dhe të njëjtin motivim si në ditët e para kur ishte krejtësisht spontane, pas ndërhyrjes së partive", tha Astrit Patozi, ish-nënkryetar i PD. 

Ora 21:20
Ndryshimet në qeveri, Islami: Mishi është i qelbur, Rama duhet të ikë vetë

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami thotë se kryeministri Edi Rama duhet të largohet vetë. “Këtu punësohet kush është miku më i fortë. Nëse e ke mirë me shefin është tjetër gjë. Modeli i të keqes është në majë. Nga këta të 7 s’besoj të ketë njeri me rekorde kriminale. S’ka pastrim. Rama duhet t ëiki vetë. Në këtë pjatë, mishi është i qelbur.”-thotë Islami.

Ora 21:03
Islami në “5 pyetje nga Babaramo”: Rama do të luajë me negociatat, të bashkojë Kosovën e ‘copëtuar’ me Shqipërinë

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, ka thënë në bisedën me Ilir Babaramon se kryeministri Edi Rama po i përdor marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë për avantazh politik. Islami tha: “S’kam argument dhe si lidh do të dyja. I është bërë presion se nëse s’bën këtë marrëveshje do të të dalë tjetra, por mua më shqetëson marrëveshja pasi është e fshehtë, që ka hasur në kundërshtinë e Gjermanisë, me të cilën Rama do të ulet për hapjen e negociatave në qershor. S’di ç’do bëjë babai i madh kur të shtrohet çështja se çfarë do të bëhet pas negociatat. Rama do të luajë me negociatat, që kur mbarojnë të thotë se bashkova Kosovën e Copëtuar me Shqipërinë. Si e ka menduar këtë bashkim? Do të futet në BE? Kjo e gjitha bëhet dhe është hapi i fundit i maskarenjve.”

Ora 20:46
Rrëzimi i dekretit për Cakajn, Kastriot Islami: Rama injoroi grupin e PS, propozim ekstrem

I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, ish-deputeti socialist dhe njëherazi ish-ministër i Jashtëm, Kastriot Islami, u shpreh se Rama injoroi PS-në kur propozoi Gent Cakajn për ministër të Jashtëm. Ai tha se argumentet e Metës për kthimin e dekretit janë bindëse, ndërsa shtoi se propozimi i Ramës ishte ekstrem për të cilin ai nuk ka dhënë shpjegime. "Për mua ishin më shumë se bindëse argumentet e z.Meta. Por a ishin argumentet e Ramës bindëse? Së pari ai duhej të pyeste grupin parlamentar të PS. Edhe kur vuri Bushatin nuk pyeti, edhe pse kishte njerëz me eksperiencë në PS. Duhet të shpjegosh që unë kam bërë një analizë dhe më rezulton kjo e kjo... Duhet të japë shpjegime pse vuri këtë person ministër të Jashtëm? Presidenti kishte të gjithë të drejtën të mendonte se kjo nuk ishte një zgjedhje adekuate. Nuk ka ndodhur ndonjëherë një propozim kaq ekstrem nga një kryeministër", u shpreh Islami.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 15/01/2019 01:07

    Tamam e ke thene “mishi eshte i qelbur” sepse nuk besoj te kete mish me te qelbur sesa mishi yt o kastriot islami.....

    Përgjigju
  • Rruqja ,: 14/01/2019 23:30

    Qafsha moj Shege se ngeli plonci var .na kan ardh dy te mencur ploncin per me marr .Jane cunat e Sales srrin dot pa baban .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja