Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pyetur nga gazetari Ilir Babaramo lidhur me kandidatët për zgjedhjet e ardhshme lokale, tha se PD do të vendosë kandidatët për kryetar bashkie pas disa zgjedhjeve që do të zhvillohen brenda partisë, në mënyrë që kandidatët të zgjidhen nga vetë anëtarët e PD.
“Njerëzit duan një qeveri europiane, ndryshe. Unë besoj se sjell një vlerë të shtuar në politikë. Janë bërë propozime, pjesë e ndryshimit dhe europianizimit të PD është konsultimi më i gjerë i qytetarëve. Po konsultohemi edhe me partitë simotra, që të bëjmë disa primare, në mënyrë që kandidatët për kryetar bashkie të dalin si rezultat i votës së anëtarëve të Partisë Demokratike, në bindjen time në disa qytete kjo do të shtrihet edhe jashtë radhëve të PD. Do të jetë vullnet qytetarë, në disa raste mund të mos jenë anëtarë të PD, mund të mos jenë militant, por do të përfaqësojnë vlerat e këtij vendi.”
Kryedemokrati nuk dha një përgjigje për vendimin e tij nëse do të humbasë zgjedhjet lokale: Nuk ka rëndësi kjo gjë tani për publikun.-u shpreh Basha.
Lajmi kryesor: