'Ngit biçikletën, jo makinën', motoja e re e qytetarëve të Tiranës! Kosto e lirë dhe shpejtësi në lëvizje
Një vajzë e re mbi biçikletë
Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e sotme se duke nisur nga e diela e 3 prillit, çdo e diel tjetër në fillim të muajit do të konsiderohet si e dita pa makina.
Me shtimin e korsive të biçikletave dhe me rritjen e cmimit të naftës, përdorimi i dyrrotakëve në kryeqytet mbetet një zgjidhje ideale, duke ulur jo vetëm shpenzimet e portofolit, por njëkohësisht duke mbajtur edhe trupin në formë.
Trendi I nisur gjatë pandemisë po vijon edhe tani, veçanërisht pas lëvizjes së çmimit të karburanteve ku shumë shqiptarë po lënë makinat në shtëpi dhe vendosin të lëvizin me biçikletë. Sipas statistikave çdo vit numri i përdoruesve të biçikletave në Tiranë vjen në rritje. Ky është lajm i mirë, pasi kjo kontribuon direkt në një mjedis shumë më të pastër në qytetin më të madh të Shqipërisë. Kjo reflektohet edhe në rritjen e numrit të biçikletave të shitura.
Ndërkaq, Bashkia ka punuar për të shtuar më shumë korsi biçikletash në rrugët e Tiranës duke ndihmuar njerëzit të gjejnë hapësirën e tyre për t’i ngarë. Ka shumë stacione ku mund të merrni me qera një biçikletë, veçanërisht pranë Liqenit Artificial. Por ajo që është e re tashmë ështe se po ofrohen ture me biçikleta nga shumë agjenci private në Tiranë, që ofrojnë mënyra të reja për ta eksploruar zonë jashtë Tiranës. Ka ture me bicikletë në Malin e Dajtit, në Kalanë e Petrelës, rreth 5 liqeneve të Tiranës, në Fshatin Peze, Ndroq etj.
Tashmë konsiderohet edhe si tur aventure, dhe është shumë i rekomanduar për turistët që e duan aventurën dhe pëlqejnë të eksplorojnë zona të tjera rreth qytetit.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të zhvillohen zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës?
-
Po
64.6%
-
Jo
29%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 599
Lajme të tjera
-
E diela pa makina në Fier, ja rrugët ku policia ndalon qarkullimin për automjetet
4 Shtator 2022, 09:43
-
E diela e parë e muajit gusht, sot dita pa makina në të gjithë vendin! Ja akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve
7 Gusht 2022, 08:59
-
Sot dita pa makina në Tiranë, ja si do të bëhet lëvizja e automjeteve
19 Qershor 2022, 07:56
-
E diela e parë e muajit qershor, sot dita pa makina në të gjithë vendin! Ja akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve
5 Qershor 2022, 09:14
-
FOTOT/ Qytetarët i bashkohen të dielës pa makina në Tiranë, dhjetëra aktivitete në rrugët e qytetit
15 Maj 2022, 13:02
-
Turisti skocez gjen të vdekur një 41-vjeçar në pyllin e Divjakës, dyshohet se ka ndërruar jetë pas një aksidenti
10 Maj 2022, 11:55
-
Sot dita pa makina në Tiranë, ja si do të bëhet lëvizja e automjeteve
8 Maj 2022, 09:22
-
E diela pa makina, Vlora dhe Saranda braktisin nismën, vijon qarkullimi normalisht
1 Maj 2022, 10:46
-
Sot dita pa makina në Tiranë, ja si do të bëhet lëvizja e automjeteve
24 Prill 2022, 08:16
-
Sot dita pa makina në Tiranë, ja si do të bëhet lëvizja e automjeteve
17 Prill 2022, 10:00
-
Nisma e re e Bashkisë së Tiranës, çdo e diel do të jetë ‘Dita pa Makina’! Ja si do të bëhet lëvizja e automjeteve më 17 prill
16 Prill 2022, 09:53
-
17 prilli dita pa makina, Tirana organizon aktivitete, DJ më të njohur mblidhen në Parkun e Liqenit
13 Prill 2022, 21:42