Një person mbeti i plagosur, pasi biçikleta me të cilën udhëtonte u përplas nga një automjet.
Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 te së shtunës në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me qytetin e Lezhës, ndërsa i plagosuri u mor nga drejtuesi i mjetit dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin si dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)