Grabitësit torturuan dhe mbytën 20-vjeçaren pranë foshnjës së saj në Greqi, policia: Kriminelët një bandë shqiptaro-greke

Detaje të reja dalin në sipërfaqe për ngjarja shokuese që ndodhi 3 ditë më parë, ku një 20 vjeçare ka mbetur e vrarë, pranë krevatit të foshnjës së saj 11 muajshe, pasi është torturuar dhe mbytur nga grabitësit, një bandë kriminale shqiptaro-greke, të cilët u futën në shtëpinë e saj me qëllim për të vjedhur.

Kjo banda kriminale e cila përbehet nga shqiptarë dhe grekë, ka në shënjestër lagjet e pasura periferike të kryeqytetit grek, Athinën.

Mendohet se ata kanë vëzhguar për një kohë të gjatë familjen, duke vërejtur me imtësi, detaje nga përditshmëria e çiftit, në mënyrë që të gjenin momentin e duhur për të “goditur”.

Sipas ekspertëve dhe hetimeve të kryera deri më tani, banda përbëhet nga një numër i madh njerëzish por gjithmonë formonin nëngrupe të ndryshme për të bërë një grabitje, si një skemë për të ngatërruar policinë.

Ata karakterizohen nga përdorimi i dhunës, rrahjes dhe lidhjes së viktimave të tyre.

Policia shprehet se për të shpëtuar, ata kanë gjetur rrugica specifike nga ku kalojnë në mënyrë që mos të ndalohen nga autoritetet si dhe mos të kapen nga kamerat e sigurisë.

Ekspertët theksojnë se banda kriminale shqiptaro-greke, nuk donte të linte gjallë 32-vjeçarin, bashkëshortin e nënës së re që grabitësit i morën frymën pranë foshnjës së saj 11-muajshe, por ata menduan se ai kishte vdekur, para se të largoheshin.

I lidhur nga koka te këmbët në një karrige, 34-vjeçari shpesh kishte marrje mendsh dhe gjendje të fikëti, duke bërë kriminelët të besojnë se ai ka vdekur.

Pyetja më e madhe e cila ngrihet nga ana e policëve është...përse e vranë? Përse grabitësit i morën jetën 20-vjeçares?

Në përpjekje për të gjetur një përgjigje, policia shprehet se ndoshta grabitësit-kriminelët kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe si pasojë nuk kishin nën kontroll veprimet e tyre.

Ngjarja që shokoi Greqinë dhe jo vetëm, ndodhi 3 ditë më parë, në një lagje të qetë periferike të Athinës.

Tre grabitësit pasi kishin bërë çdo gjë gati, duke çaktivizuar kamerat e sigurisë dhe alarmin, hynë në shtëpinë e çiftit grek.

Me qëllim për të minimizuar zhurmat dhe për mos të zgjuar fqinjët ata mbytën dhe varën qenin e shtëpisë, i cili ndodhej në oborr.

Më pas duke thyer dritaren e katit të parë kanë hyrë në shtëpi, duke iu drejtuar dhomës së gjumit ku ndodhej çifti dhe foshnja e tyre 11-muajshe. 

Me armë në dorë 3 grabitësit të cilët kishin mbuluar fytyrat kërcënuan 32-vjeçaarin Charalambos Anagnostopoulos, dhe e lidhën kokë e këmbë në mënyrë që të mos kishte mundësi të lëviste.

Më pas sipas hetimeve, njëri nga tre autorët e vrasjes iu drejtua nënës së re, i mbylli gojën me një copë lecke dhe duke i mbyllur me forcë rrugët e frymëmarrjes, e la pa jetë pranë foshnjës së saj që nuk ndalte të qarat. 

Ishte 34-vjeçari, ai i cili njoftoj policinë, pasi arriti të lironte pak duart dhe duke u zvarritur të arrinte te telefoni. 

Në bazë të hetimeve paraprake, grabitësit kanë gjetur në dhomë vetëm 34-vjeçarin, e më pas i janë drejtuar dhomës së katit të sipërm ku ndodhje Caroline me vajzën e tyre të vogël 11-muajshe.

Por më pas edhe nga dëshmitë që i morën 34-vjeçarit, gjithçka ndodhi në një dhomë, kërcënimi me armë, mbërthimi i tij në karrige, vrasja makaber dhe të qarat e foshnjës, çdo gjë në atë dhomë!

Prej atij momenti, familjet e çiftit grek po përjetojnë një makth.

Polica është ende në kërkim të autorëve të këtij krimi makabër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Me vajzën në krahët e tij, bashkëshorti i 20-vjeçares që mbytën grabitësit në Greqi, i jep lamtumirën e fundit në ishullin ku lindi dashuria e tyre

Ende i tronditur, me lot në sy dhe me vajzën në krahët e tij, 34-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos i jep lamtumirën e fundit, Carolines, në vendin ku lindi dashuria e tyre, në ishullin Alonisos.

Familja, miqtë dhe njerëzit e afërm u mblodhën mesditën e sotme në Kishë për t’i qëndruar pranë familjarëve të Carolinës, 20-vjeçares që u vra në mënyrën më makabre nga 3 grabitësit, të cilët hynë në shtëpinë e saj 2 ditë më parë, dhe i morën frymën barbarisht në sytë e fëmijës dhe bashkëshortit të saj.

Charalambos Anagnostopoulos mbërriti në Alonisos përmes një helikopteri të kompanisë ku ai punonte duke mbajtur në krahët e tij, frytin e dashurisë së tyre, që lindi në vendin, ku Caroline tani, ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Edhe gurët e ishullit e derdhën një lot për Carolinën, që grabitësit i morën frymën e fundit me dhunë pranë vajzës dhe bashkëshortit të saj.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja i drejtohet Venecias për zgjedhjet vendore të 2019-ës, sipas jush a ishin ato legjitime?

Komento

Komente

  • Iris: 15/05/2021 01:00

    Qe te tre ju komentuesat e meposhtem jeni shembulli klasik i zakonit te keq qe kane shqipot,qe fajin nuk e pranojne,ose perpiqen t'a justifikojne.Por a nuk ndodhi nje krim i ngjashem ne Fier gjate 90',bile edhe me i rende.Ju kujtohen ata dy vellezerit, qe vrane e torturuan nje familje te tere?Ju kujtohet qe vrane dhe foshnjen?Ju kujtohet pastaj si i vari drejtesia ne mes te qytetit? Te them te drejten, me zemer uroja te mos ishin shqipo,keta te ngjarjes ne Greqi,por shqipot kane dhene shembuj qe jane ne gjendje te bejne krime te tilla,te droguar ose jo,per vjedhje,per hakmarrje,larje hesapesh, etj.Na turperuan maskarenjte faqezinj!!!

    Përgjigju
  • free: 14/05/2021 16:44

    Kishin nje jave qe i vezhgonin dhe moren i dore euro. Ky eshte krim i organizuar mire dhe sjane fare te droguar. I kane vrare gruan qe te merrnin informacion qe mbase se ka ditur fare ose ska folur.

    Përgjigju
  • Dyshime: 14/05/2021 09:39

    Nuk e di pse por nuk me bind ky versioni i i burrit. Dicka nuk shkon dhe duket sikur e ka sajuar. Ndoshta gabohem por ka pas raste qe e kane bere vet krimin dhe jua kane hedhur fajin emigranteve.

    Përgjigju
  • durresi: 14/05/2021 09:36

    kushedi se ca ka trasportuar per keto ky piloti.ska mundesi kushedi se ca kerkonin ne shtepi.......ishalla i kapin te gjithe dhe pastaj ia rregullojne ne burg greket ktyre edhe shqiptaret kane per ti rraf deri sa te vdesin

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Spektakël i garantuar në 1/8! Portugalia përballet me Belgjikën, Anglia pret Gjermaninë