Ngjarja e rrallë, një pako me florinj në postën e Tiranës

Ngjarja e rrallë, një pako me florinj në postën e Tiranës

BabaI i autorit, Micenko Stamati

Kjo ndodhi në vitin një mijë e nëntëqind e tridhjetë e ca. Nuk e di mirë. Kur ma tregoi im atë, Micenkoja, isha i vogël, në atë moshë kur interesi përqëndrohet te topi dhe lojrat dhe jo në ngjarje që ledhatojnë shpirtin. Ka vite, me dhjetra, që im atë nuk është më dhe ndoshta vetëm rastësia, apo kërkimi me një vështirësi absolute në arkiva do të mundet të përcaktojë vitin, gjë që nuk e shpresoj.

Babai im punonte në postën e Tiranës, herë-herë edhe në sektorin e kolipoistës, që merret me pakot që vijnë nga jashtë.

Micenko Stamati..jpg" style="height:1040px; width:780px" />

Micenko Stamati

Një mbasdite, kur po sistemonte kolitë e ardhura, nga njëra pako e dëmtuar në cep, “rodhën” disa monedha prej ari...

Lexoi destinacionin. Pakoja ishte nisur nga Posta e Triestets dhe adresohej për në Greqi. Ajo erdhi gabimisht në Tiranë. Baba lajmëroi menjëherë drejtorin. E hapën pakon. E gjitha ishte mbushur me monedha ari. Sa? Shumë.

U bë mënjëherë inventari dhe u lajmërua Posta e Triestes, e cila konfirmoi dërgesën, që për ndonjë pakujdesi kishte “ndrruar rrugën” dhe erdhi në Tiranë.

Posta shqiptare e ktheu pakon së bashku me florinjtë brenda në destinacionin nga ishte nisur, ndërsa Posta e Triestes dërgoi një letër falenderimi për gjestin, ku baba im ishte autori.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 19/05/2019 11:31

    Ne shqiperine e sotme e kishin futur ne xhep!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja