Ngjarja makabër në Universitetin e Pragës, reagojnë liderët europianë

Ngjarja makabër në Universitetin e Pragës, reagojnë liderët europianë

1703180519_aren.jpg

Shumë udhëheqës të vendeve të Europës kanë reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e sotme, në Universitetin e Pragës, ku një 24-vjeçar me origjinë çeke, vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, përmes në postimi në rrjetin social ‘X”, dënoi ashpërsisht "të gjitha format e dhunës dhe terrorizmit".

“Europa ka për detyrë të reagojë dhe të forcojë çdo mjet të dobishëm për të garantuar sigurinë maksimale për qytetarët e saj”,- shkruan Meloni.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen është shprehur "thellësisht i tronditur nga sulmi mizor" në Pragë dhe shtoi se Austria gjendet pranë Çekisë në këto momente.

Presidenti rumun Klaus Iohannis deklaroi se vendi i tij " qëndron me popullin e Republikës Çeke gjatë kësaj kohe të vështirë", duke shtuar se ndihej "i tmerruar nga të shtënat".

Po ashtu, presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Çekisë dhe specifikisht ndaj familjarëve të viktimave dhe të plagosurve.

“Shpreh solidaritetin për viktimat, të plagosurit dhe të dashurit e tyre, si dhe me popullin dhe autoritetet çeke”,- tha ai në një postim.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Sulm me armë në Universitetin e Pragës, 14 viktima dhe 25 të plagosur! Vritet atentatori, ishte student gjendet i vdekur dhe i ati


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja