Ngjarja makabre e ’97/ Rrëfehet vajza e çiftit Çela: Më vrau prindërit dhe motrën, autori u arratis

Një person i armatosur ekzekutoi me breshëri plumbash, në sy të dy fëmijëve të vegjël, bashkëshortët Xhevahir dhe Skënderie Çela si dhe vajzën e tyre të mitur Roza,13-vjeçe. Një ngjarje e rëndë, e cila u pasqyrua edhe në median e shkruar dhe atë vizive. Vrasësi, Ismail Cela, i dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë, nga gjykata e Pogradecit në vitin 1998 jeton ende në arrati që prej vitit kur kreu krimin. Nga studio e emisionit 'Pa Gjurmë' Vera Gorica, vajza e madhe e familjes merr guximin të rrëfejë mbi vrasjen e trefishtë, por jo vetëm, prej 24 vitesh kërkon drejtësinë e munguar, për hir të nënës, babait dhe motrës së vrarë.

Më ka shkaktuar dhembje shumë te madhe humbja e prindërve dhe motrës. Prindërit po punonin në arë, ndërsa motra e vogël shkoi në shtëpi për të marrë drekën. Kur u kthye dhe pa disa persona me armë në dorë, në atë moment ata shtinë mbi prindërit dhe motrën duke i lënë të vdekur. 4 fëmijët e tjerë të vegjël ishin me prindërit, ndërsa dy të vegjëlit motra 5 vjeç  dhe vëllai 7 vjeç e panë gjithë ngjarjen. Ata shtinë edhe mbi fëmijët, por fatmirësisht plumbi kapi vetëm lopët. Kur vëllai shkoi në vendngjarje nuk i gjeti trupat. Ai ishte me nusen e xhaxhait. As sot nuk e kam pyetur sesi arriti e para. Kur motra pa babain, të shtrirë në tokë, rënkoi  dhe më pas ndërroi jetë.

Bashkëshortët që u vranë në tokat e tyre ishin prindër të 8 fëmijëve, ku fatkeqësisht 7 prej tyre mbetën jetim dhe rritën njëri-tjetrin. Ata nuk e harrojnë momentin, kur gjetën të shtrirë në tokë, trupat e pajetë të prindërve dhe motrës së tyre Roza. Autori u pa nga banorët dhe u mësua se ishte fqinji i tyre, ku pas një konflikti banal me djalin e çiftit të ndjerë, kishte vendosur të merrte hak dy javë më pas, duke kryer krimin makabër.

Një vajzë nga fshati, e cila ishte 15 vjeçe e kishte parë ngjarjen. Kur e pyet motra, tregoi emrin e autorit Ismail Çela, por kur dëshmitarja u pyet nga policia nuk trego më asgjë. Vrasësi nuk ishte vetëm, pas tij fshihen edhe disa bashkëpunëtore të tjerë. Dy javë para se të ndodhte krimi, vrasësi vodhi zahiretë në shtëpinë tonë. Vëllai adoleshent takohet me Ismailin, duke i kërkuar llogari. Ai e godet me sëpatë në kurriz. Babai ballafaqohet me këtë person, i cili ishte bashkëfshatari ynë, ndërsa ai kërkoi falje. Ne menduam se u pajtuam, por u gabuam. Me 13 maj 1997 ai shkoi në arën ku punonin prindërit dhe i vret në fshehtësi.

Autori nuk i la tre viktimat të prehen të qetë pasi, pa mbushur ende 40 ditë nga vdekja e tyre, breshëri automatiku u zbrasën në ajër, shumë pranë banesës së familjes Çela. Një dramë që nuk përfundoi me kaq, pasi autori i vrasjes së trefishtë kërkonte sërisht gjak. Sipas rrëfimit të Vera Goricës, dy vite pas ngjarjes së rëndë që tronditi Velçanin, në shtator 1999 plagoset një tjetër pjesëtare e familjes.

Vrasësi nuk u kap asnjëherë. Na shtinin çdo natë te shtëpia me granata dhe armë. Nuk flinim kurrë të qetë. Unë kam qenë 4 muajshe shtatzanë, kur dëgjonim fjalë kudo se do na vriste i njëjti person. Një natë dëgjuam të shtëna, unë dola jashtë, dhe u hodha nga ballkoni. Pamë katër veta, por nuk i njohëm. Edhe kur kishim 40-at e prindërve kanë shtënë natën me armë. Prindërit nuk kishin patur kurrë konflikte me askënd tjetër. Në shtator të vitit 1999, në Rembec të Korcës, ndodh një tjetër tentative tinzare. Kur të gjithë po flinin gjumë. Dikush thërret natën emrin e motrës 15 vjeçare dhe kur ajo del jashtë për të parë kush ishte, ata e qëllojnë me armë duke e lënë të plagosur në veshkë. Pas hetimeve policia  e mbylli këtë çeshtje duke e konsideruar si një tentativë për  vetëvrasje. Asnjëherë nuk u hap një gjyq. Ata thërritën vetëm të vegjëlit për të hedhur firmën. Për ngjarjen e parë të rëndë ka një të dënuar me burgim të përjetshëm, Ismail Çela që është ende i lirë, ndërsa për personin që plagosi motrën dy vite më pas nuk ka ende një autor të dyshuar.

Pas këtyre ngjarjeve të rënda, të njëpasnjëshme që ndodhën në familjen Çela, e cila jetonte ende nën presionin e kërcënimeve dhe të shtënave me armë, 7 jetimët ia mbathën nga Shqipëria dhe kërkuan strehë në Europë. Vitet kaluan por dhembja në shpirtin e tyre nuk është shuar kurrë. 

O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/03/2021 01:52

    Do te ishte mire, qe te ekspozonit nje foto te qarte te vrasesit.Besoj, qe ata qe ju terrorizonin me arme, mund te kene qene te aferm e shoke te vrasesit.Duhet te gjeni nje menyre qe te lidheni me Interpolin per problemin tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen